Drogë nga Lazarati, arrestohet i riu kosovar
GJIROKASTER- Nje shtetas kosovar eshte arrestuar nga policia e Gjirokastrës me akuzen e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike. Sipas burimve policore, ai eshte kapur me 1 kg e 100 gramë lëndë narkotike, e cila eshte gjetur ne automjetin me te cilin ishte duke udhetuar.
Mesohet se i ndaluari eshte 24-vjeçari Ardian Vitia nga Prishtina, nderkohe qe droga dyshohet te jete blere ne Lazarat me destinacion Kosoven.
Policia eshte duke hetuar per gjetjen e bashkepunetoreve ne kete trafik dhe shitesin e droges, nderkohe qe materialet në lidhje me 24-vjeçarin Vitia i kanë kaluar prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale prodhim dhe shitje te narkotikëve.