E Diel, 1 Nëntor 2026

TI Ne pergjithesi ka lajme te mira nga rajoni i Evropes Juglindore

Indeksi liston 178 vende per perceptimin e korrupsionit sidomos ne sektorin publik. Aii vendos vendet skandinave dhe disa vende te BE-se ne vendet e para per nivel te ulet korrupsioni. Vendi i pare kete vit eshte Danimarka i fundit Somalia Shqiperia ze vendin e 87 ndersa Kosova qe paraqitet per here te pare ne kete indeks ze vendin e 110. Drejtorii TI per Evropen dhe Azine Miklosh Marschall dha nje interviste.

Deutsche Welle Indeksi i korrupsionit per vitin 2010 tregon se mjaft vende te listuara aty pefshi edhe vendet e Evropes juglindore kapin nje rezultat ose note nen pese. Po bejme hapa mbrapa ne luftimin e ketij fenomeni global

Miklosh Marschall Nuk mendoj keshtu. Korrupsioni mbetet nje problem i madh ka disa hapa mbrapa ne disa vende te botes por po te shohim rajonin e Evropes juglindore mendoj se lajmi i mire eshte eshte qe renia si fenomen ne klasifikimin e ketyre vendeve ka ndalur. Vendet e rajonit evropiano- juglindor kane filluar te ngjiten ne renditje ngadale por te sigurte. Keshtu ne pergjithesi ka lajme te mira nga ky rajon. Sigurisht te gjitha vendet e rajonit juglindor me perjashtim te Sllovenise si vend i BE-se paraqesin nje rezultat nen pese rezultati maksimal 10 por po te shihni vleresimin ka disa permiresime ne rezultate si per shembull ne Maqedoni nje permiresim te vogel kemi edhe ne Shqiperi. E rendesishme eshte se duket tendenca e permiresimit ne qofte se merrni rajonin si teresi pra sistemi po permiresohet megjithese korrupsioni mbete nje problem i brendeshm.

Si do ta shpjegonit kete permiresim

Mendoj eshte qarte se cili eshte shpjegimi. Shpjegimi eshte i thjeshte qasja drejt Bashkimit Evropian shansi qe kane keto vende te rajonit ti bashkohen BE-se heret a vone. Kjo sjell nje stimul te madh per reformuesit. Sigurisht qe ka ende shume per te bere. Po te flasim per Shqiperine apo Kosoven shohim se nje vleresim 33 per kete vend dhe 28 per Kosoven nenkupton probleme te thella te korrupsioni. Megjithate ka shenja per ndryshim.

Cilet faktore pengojne permiresimin e situates ne Shqiperi per shembull

Mendoj se ajo qe ju e dini Corruption Perception Index-indeksi i perceptimit te korrupsionit e theksoj perceptimi do te thote opinion i eksperteve pra ata qe punojne per Shqiperine dhe me Shqiperine. Ajo qe reflektojne keto opinione eshte cilesia e pergjithshme e sektorit publik. Ka permiresime ne Shqiperi. Integriteti i institucioneve publike ngadale po shkon drejt permiresimit sherbimet qeveritare po ashtu edhe sistemi i administrates publike. Mendoj se njera nga problemet e medha dhe kjo eshte nje ceshtje serioze - ja pse indeksi nuk eshte permiresuar aq shume - eshte lufta e ashper politike qe krijon nje lloj mungese te stabilitetit. Ky eshte nje problem qe Shqiperia duhet ta zgjidhe shpejt sepse konkurenca politike eshte e pranueshme por lufta dhe mungesa e bashkepunimit dhe aftesise per kompromis eshte nje ceshtje serioze. BE bazohet ne kooperim dhe kompromis. Ne nje atmosfere kaq te percare politike tema ceshtja e korrupsionit mund te rrembehet nga elita politike dhe ata e perdorin ate per te sulmuar njeri-tjetrin. Kjo nuk ndihmon.

Ne Shqiperi ekziston mungesa e besimit tek politikanet qe jo rralle te akuzohen per korrupsion. Nganjehere te duket se korrupsioni eshte edhe nje fenomen shoqeror. Vete qytetaret e praktikojne ryshfetin per te marre nje dokument apo per tu trajtuar me mire nga mjeku. Si mund te shpetoje nje shqoeri nga nje rreth i tille vicioz

Sigurisht qe kjo kerkon kohe. Nuk ka zgjidhje te lehta. Ende ekziston korrupsioni ne sistemin e shendetesise te arsimit apo dhurimi ne forma te ndryshme qe behet per ta perfituar nje sherbim. Megjithate sa kohe qe vazhdojne reformat edhe kjo forme do te vazhdoje te reduktohet. Kjo ka qene pervoja jone ne vendet ne tranzicion. Mendoj se ilaci me i mire per keta sektore eshte pershpejtimi i reformave modernizimi i metejshem i administrates publike te paguhen rroga dinjitoze te trajnohet administrata efektivisht te reduktohet burokracia. Kjo sigurisht kerkon kohe nje dekade ndoshta edhe me shume.

Kosova u shfaq per here te pare ne indeksin e Transparancy nternational. Si do ta vleresonit ju vendin e 110-te per nje shtet te ri

Mendoj se ky eshte nje rezultat qe pritej. Sepse sic thashe indeksi mat cilesine e pergjithshme te institucioneve publike dhe nje vend qe ndodhet ne fillim te shtetmerise se tij kerkon kohe qe keto institucione publike te fillojne te funksionojne sic duhet. Rezultati i vleresimit eshte i ulet 28 qe tregion cilesi te pamjaftueshme te intitucioneve publike ne sherbimet e tyre nga ana tjeter jane realiste tregon se Kosova eshte ne fillim te zhvillimit dhe sfida ne kete drejtim per Kosoven eshte ngreje institucionet publike dhe sistemin juridik dhe autoritetet fiskale kjo kerkon kohe por tendenca ne teresi eshte pozitive une jam optimist.

Intervisten e zhvilloi Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›