E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizohet për të dyti vit panairi “Work & Study”

Panairi “Work & Study” për të dytin vit radhazi vjen për tu dhënë mundësi njerëzve të kualifikuar që të punësohen prej kompanive shqiptare. Kreu i dhomës së tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka deklaroi se një nismë e tillë është mjaft pozitive dhe se në këtë edicion do të marrin pjesë mbi 20 kompani shqiptare që do të ofrojnë mundësi punësimi për të rinjtë.
 

Zv.ministrja e arsimit dhe e Shkencës Nora Malaj në fjalën e mbajtur me këtë rast deklaroi se panairi do të jetë një mundësi mjaft e mirë edhe për arsimin profesional.
 

Në panairin e vitit të kaluar “Work & Study” morën pjesë 5 mijë vizitorëve ku 3 mijë të intervistuar ishin punë kërkues, 300 prej të cilëve u kontraktuan në panair. Panairi do të jetë i hapur nga data 7 deri në datën 9 tetor në Pallatin e Kongreseve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›