E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikohen milionat e PTK`së

Rrezikohet që 16 milionë eurot e Postës dhe Telekomit të Kosovës, që humbën me falimentimin e Bankës Kreditore të Prishtinës, të mos kthehen kurrë. Sipas Auditorit për PTK’në, ekzistojnë pasiguri në rikuperimin e bilanceve me këtë bankë. Deri tani janë kthyer vetëm 2.5 milionë euro. Nga Agon Sinanaj më 20 korrik 2011 në ora 08:38

Kthimi në tërësi i depozitave të Postes dhe Telekomit të Kosovës, prej 16 milionë euro, që humben me falimentimin e Bankës Kreditore të Prishtinës, mund të mos bëhet kurrë. Deri tani, nga një proces i tejzgjatur i likuidimit të aseteve të kësaj banke, janë kthyer vetëm 2.5 milionë euro.

Raporti i Auditorit për PTK-në tregon se ekzistojnë pasiguri të konsiderueshme në rikuperimin e bilanceve me këtë bankë. Rreziku i parë qëndron në atë se a ka asete të mjaftueshme të likuidimit për të mbuluar pretendimet e kreditorëve.

“Pasi që ende nuk është e mundur që të përcaktohet rezultati i procesit të likuidimit dhe shuma e depozitave të garantuara nga BPK-ja, ekzistojnë pasiguritë e konsiderueshme në rikuperimin e bilanceve me këtë bankë”, thuhet në raportin e Auditorit.

Problem tjetër është paqartësia se si do të vazhdojë procesi i likuidimit pas privatizimit të ndërmarrjes. Nuk dihet se kujt duhet t’i kthehen paratë, Qeverisë apo kompanisë që e merr PTK-në.

Këto paqartësi i kanë edhe vetë zyrtarët e PTK-së, të cilët, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një proces që nuk po i shihet fundi, thonë se rreziku që këto mjete të mos kthehen, ekziston gjithmonë.

Ndërkohë, procesi i likuidimit ka filluar që nga viti 2005, por që në rastin e PTK-së nuk është kthyer as një e treta e mjeteve të humbura. PTK-ja, asokohe kur banka veç kishte falimentuar, kishte si depozita afër 16 milionë euro.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›