E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani, nje park arkeologjik urban

Parku arkeologjik urban ne qytetin antik te Durresit do te jete nje itinerar qe do te bashkoje monumentet historike dhe arkeologjike ne kete qytet, por ne te njejten kohe do te synoje vleresimin e tyre kulturor, duke i kthyer ne pjese te rendesishme ne funksion te turizmit. Profesoresha italiane Sara Santoro, bashkedrejtuese e misionit arkeologjik 'Durresi' tha se "hartimi i projektit te parkut arkeologjik mbeshtetet nga Ministria e Puneve te Jashtme te Italise qe nga viti 2004". Parku arkeologjik urban behet me i afert pasi Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise ka miratuar se fundi planin rregullues te qendres historike te Durresit, i cili u perpilua nga universiteti i Peskares (Itali).
"Gjate ketyre viteve eshte hartuar edhe karta e rrezikut arkeologjik, qe percakton te gjithe objektet arkeologjike te zbuluara ose ato ende te panjohura ne hapesiren e qendres se qytetit-port", vijoi profesoresha italiane. Sipas saj, parku urban arkeologjik ne Durres duhet te nise me torren veneciane, objekti i pare me te cilin ndeshen turistet qe mberrijne me krocera ne qytetin- port. Ky park do te vijoje me hamamin mesjetar, ne krah te rruges Tregtare, ndersa ne sheshin qendror prane njeri- tjetrit ndodhen forumi rrethor mesjetar dhe termat (banjat) e shek. 1-2 pas Krishtit. "Amfiteatri me kapelen (kishezen), galerite dhe mozaiket perbejne nje nga stacionet me te rendesishme te parkut te ardhshem", tha prof. Sara Santoro.
Muret e periudhes bizantine, xhamia Fatih dhe shtepia e shek 19-te ku ndodhen muzeu etnografik dhe muzeu "Aleksander Moisiu" jane tre pika te tjera te vizitueshme nga turistet vendas dhe te huaj. Santoro shton se muzeu arkeologjik perben etapen e fundit te vizites ne monumentet me vlera historike dhe arkeologjike ne Durres, ndersa vlereson faktin qe itinerari i ketij parku ka prane dhjetra njesi sherbimi dhe tregtimi, ku bashke me suveniret mund te ofrohen edhe pjatat karakteristike te zones. Sipas saj, germimet e rastesishme ne Durres kane evidentuar ne qender te qytetit monumente te tjere me rendesi, te cilat duhen ruajtur dhe studiuar me kujdes. "I gjithe dokumentacioni i pergatitur nga specialistet italiane dhe ata shqiptare tashme eshte dorezuar ne Institutin e Monumenteve te Kultures, me qellim realizimin gradual te tij", theksoi ajo.
Ne korrik te ketij viti misioni arkeologjik italo-shqiptar do te zhvilloje fushaten e peste te germimeve, e cila do te zgjase tre jave. "Ne synojme te vleresojme zbulimet e deritanishme, te cilat pervec pjeseve te reja te amfiteatrit na kane dhene ne pjesen lindore te monumentit dy pallate te fillimit te mijevjecarit te dyte brenda njeri- tjetrit, pikerisht aty ku u zbuluan edhe kater skeletet qe deshmojne pasojat e termetit shkaterrues te vitit 1273", tha Santoro. Perfundimet shkencore te kesaj fushate 5 vjecare do te botohen ne dy fashikuj te vecante per arkeologjine dhe per arkitekturen e ketij monumenti madheshtor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›