Antologjia qe zbulon anen femerore te lufterave ne Ballkan
Nje antologji letrash dhe shenimesh nga gra boshnjake, kroate, serbe dhe shqiptare sjell per here te pare, nje kendveshtrim femeror nga te gjitha palet per lufterat brutale qe u zhvilluan ne ish-Jugosllavi gjate viteve '90. Libri, i titulluar ''Ana femerore e luftes'' ("A Woman''s Side of War"), permbledh 120 histori te grave deshmitare ne luftrat e Bosnjes, Kroacise dhe Kosoves, si edhe ne fushaten ajrore te NATO-s kunder Serbise, ne vitin 1999. "Nuk e di se cfare tjeter mund te jete me goditese: tmerri i madh qe keto gra perjetuan dhe deshmuan apo dashuria e madhe qe ekziston tek to'', thote Lina Vushkovic e shoqates antimilitariste ''Gra me te Zeza'', qe botoi librin.
Grate vuajten vecanerisht ne Luften e Bosnjes (1992-95), kur forcat serbo-boshnjake perdoren perdhunimin ne mase te grave boshnjake myslimane, si nje mjet lufte, per te fyer dhe demoralizuar armikun e tyre. Dhjetera syresh jane ende ne gjykim, te akuzuar per drejtimin e kampeve te perdhunimit apo per pjesemarrje ne perdhunim ne grup, shpesh perballe grave te tjera te familjeve.
Libri, i shkruar ne gjuhet boshnjake, kroate dhe serbe, qe kane marredhenie teper te ngushta linguistike, permban histori adoleshentesh dhe gjyshesh, me ngjarje qe kalojne qe nga deshmite e dhunes seksuale te humbja e te afermve me te ngushte dhe deri te shperngulja nga shtepite e stergjysherve.
Amina Begovic, aktore nga Sarajeva, shkruan per mbijetesen 43-mujore te qytetit te saj nga rrethimi i forcave serbo-boshnjake."Duhej te kaloja nga 'rrugica e snajperave''', thote ajo per nje rruge te rrezikshme, ne qender te Sarajeves, ku jane vrare dhjetera persona si pasoje e hapjes zjarr me snajpera. "Nga qente kam patur nje frike qe kur s'mbahet mend, ndersa nga snajperat jo, pasi nuk e dija se cfare do te thoshte 'snajper''', vazhdon Begovici.
Ljiljana Odanic, serbe nga Novi Sadi, pershkruan sesi ndihej kur bombat e NATO-s binin mbi qytetin e saj, si pjese e fushates ajrore te Aleances se Atlantikut Verior per debimin e trupave serbe nga Kosova dhe per ndalimin e vrasjes se civileve nga ana e ushtrise serbe. "Nata me e keqe ishte kur u bombardua ura e Varadinit, rreth 200 metra nga vendi ku jetoja", shkruan ajo. "Pataj filloi thirrja nen arme. Frika ime u be me e madhe, pasi mendoja se do te therrisnin edhe vellane tim nen arme. Kjo ishte nje frike me e madhe sesa ajo e bombave'', thekson Odanici.
Parathenia e librit, qe tani po perkthehet ne shqip, thote se cdo deshmi ''perben nje akt krijimi te nje alternative te historise se femrave, e ndryshme nga historia ekskluzive mashkullore, qe eshte e thate dhe e depersonalizuar''. "Nga njera ane, femrat kane qene viktimat e verteta te nje lufte strategjike specifike, ndersa nga ana tjeter, viktimat jane perdorur si ''raste'', si nje arme ne propaganden e luftes'', theksohet ne parathenien e librit.
Botuesit e prezantuan librin nepermjet nje shfaqjeje teatrale. Aktoret lexonin historite, qe pershkruajne rrefime te jetes se perditshme, rrefime kurajoje dhe perpjekjesh per kalimin e traumave dhe kthimin ne jeten normale. Shfaqja teatrale, qe u be ne qender te Beogradit, u zhvillua nen masa te forta sigurie, e ruajtur nga dhjetera police. ''Gra me te Zeza'', qe u krijua ne Beograd, ne fillim te viteve '90, perpara se te perhapej ne vende te tjera te ish-Jugosllavise, eshte sulmuar nga nacionalistet serbe per shkak te konfrontimit me kapitujt tabu ne historine e kombit serb. Per shfaqjen grupi nuk kerkoi masa sigurie, por policia kreu detyren e saj per shkak te frikes per trazira te mundshme. Qe kur Kosova shpalli pavaresine, me 17 shkurt, grupe te vijes se ashper kane sulmuar dhe shkaterruar ambasadat, kompanite, partite dhe median elektronike properendimore.