Obama:Reforma financiare do pengojë shfaqjen e një krize tjetër
Presidenti i SHBA-së Barack Obama në fjalën e tij në Wall Street ka parashtruar një sërë problemesh që sipas tij kanë nevojë për miratimin e reformës financiare. Obama duke i bërë ligjvënësve të miratojnë legjislacionin që do të forcojë rregullat e administrimit të firmave financiare theksoi se reforma financiare, mund të pengojë shfaqjen e një krize tjetër. Sipas tij është e rëndësishme që të mësohet nga kriza që vendi kaloi në 2009-ën për të mos e përsëritur më.
Ai shtoi gjithashtu se ekonomia amerikane ka shënuar rritje por theksoi se duhet të bëhen reforma të tjera në Wall Street dhe bëri thirrje për t'u bashkuar për reformat e reja në sektorin financiar.
Gjithashtu presidenti Obama theksoi se konsumatorët kanë nevojë për më tepër siguri dhe mbrojtje duke theksuar se reforma financiare do t'i japë më shumë siguri investimeve të tyre.