Rrezikon qeveria Sllovakia kunder fondit te shpetimit

Bashkimi Europian apeloi Sllovakinë të rivotojë në mënyrë urgjente propozimin për ratifikimin e mekanizmit mbrojtës për euron, që shihet gjerësisht si zgjidhje për krizën financiare. Kreu i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, thanë në një deklaratë të përbashkët se fondi prej 440 miliardë eurosh është në interes të të gjitha vendeve të euros, duke përfshirë edhe popullin sllovak.
Deklarata vjen në kohën kur partitë në qeverinë e Sllovakisë nisën diskutimet me opozitën rreth ratifikimit të mekanizmit për fuqizimin e Eurozonës. Të dhënat e fundit tregojnë se partitë kanë mbërritur në marrëveshje. Ministri sllovak i Financave, Ivan Miklos tha se plani mund të aprovohet deri në fund të javës.
Parlamenti sllovak refuzoi gjatë një votimi të martën në mbrëmje zgjerimin e fondit të shpëtimit të Eurozonës, vendimtar ky për parandalimin e përhapjes së krizës së borxheve. Kryeministrja e vendit, Iveta Radikova e kishte shndërruar votimin e paketës në një votë besimi për qeverinë, në mënyrë që të siguronte edhe votat e partnerëve të saj të koalicionit. Mirëpo këta të fundit, liberalët e “Liri dhe Solidaritet” kundërshtuan paketën dhe votimi tregoi 55 vota pro, nëntë kundër në një parlament prej 150 vendesh.
Ndërsa Sllovakia do të hapë rrugën për miratimin fondit të shpëtimit, liderët e Eurozonës kanë nisur diskutimet për hapat e mëtejshëm. Gjermania dhe Franca kanë premtuar një strategji përfundimtare për daljen nga kriza.
Juli Prifti