Dorezohet raporti Sequi te Presidenti Topi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi i dorëzoi progres-raportin për Shqipërinë Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe zv/kryeministrit, njëkohësisht ministrit të jashtëm, Edmond Haxhinasto. Ambasadori Sequi ishte i pranishëm pasditen e sotme në selinë presidenciale për të përcjellë qëndrimin dhe opinionin zyrtar të Komisionit Europian. Vizita e Ambasadorit Sequi u bë menjëherë sapo doli nga selia e kryeministrisë, ku i dorëzoi raportin edhe shefit të qeverisë. Menjëherë më pas, në orën 17.45, Ambasadori Sequi ishte në ministrinë e Jashtme për t`u takuar edhe me shefin e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto.