E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stringa kunder Mbetesit as kreditet minimale

Dekani i Fakultetit Ekonomik Omer Stringa reagon ndaj protestës së studentëve të këtij fakulteti rreth 2 ditë më parë, për heqjen e stazhit. Në një intervistë për “AS”, ai shpjegon se po zbatohet rregullorja e universitetit të Tiranës dhe sistemi i Bolonjës, ndaj këtyre studentëve. Ai shprehet se ata janë mbetës në më shumë se 5 provime, pra gati në një semestër të plotë, duke mos arritur të marrin as minimumin e krediteve që parashikohen gjatë tre viteve.

"Rregullorja është fare e thjeshtë, thotë që, që studentët kalojnë në vitin pasardhës duhet të ketë më shumë se 30 kredite. Fjala stazh nuk më pëlqen, sepse stazh do të thtoë të rrish kot. Rregullorja thotë që ti nuk mund të kalosh në vitin pasardhës pa bërë 30 kredite dhe 30 kredite ju garantoj që janë jo më pak se 5-6 lëndë, dhe ato janë lëndë të rëndësishme. Ato kanë të drejtën e tyre, nuk i pengoj. Por është një gjë, kur gjërat janë shkruar në ligj fakulteti është i detyruar ti zbatojë", tha Omer Stringa, dekan i fakultetit ekonomik, UT.

Ndërkohë, studentët janë shprehur se do të vazhdojnë protestat e tyre, deri sa të hiqet ky penalitet për ta. Sistemi i Bolonjës parashikon që në tre vite studenti të marrë 180 kredite, për t’u diplomuar në sistemin Bachelor. Vetëm pas marrjes së këtyre krediteve, studenti mundet të kalojë në  sistemin tjetër; atë 2-vjecar, apo siç njihen ndryshe masterat profesionalë dhe shkencorë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›