E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreziku i digave, zgjidhja me 100 milione euro

Qeveria se bashku me KESH-in do te filloje ne menyre urgjente rikonstruksionin e digave mbi lumin Drin. Mesohet se per kete proces do te investohen rreth 100 milione euro, duke pare se situata eshte disi e renduar dhe kerkon nderhyrje sa me te shpejte. Duket se masat per te nderhyre ne riparimin e digave po pershpejtohen dhe do te perqendrohen kryesisht ne eliminimin e shkarjes se tokes, duke pare se para disa ditesh pesuan carje muret prane diges se liqenit te Komanit. Nderhyrjet ne keto diga do te behet duke pasur parasysh se jane rreth 300 mije banore te zonave perreth qe mund te rrezikohen nga permbytjet. Lidhur me kete fakt, drejtori i Pergjithshem i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, deklaroi se “studimi i fizibilitetit per sigurine e digave ne kaskadat e Drinit dhe Matit eshte mjaft i rendesishem, pasi i hap rrugen investimeve, qe mund te arrijne ne 100 milione euro”. Sipas tij, keto investime per sigurine e digave jane mjaft te rendesishme, pasi mbrojne jeten e 300 mije banoreve ne zonat fushore poshte kaskadave.
Ne kuader te ketyre masave, qeveria zvicerane, permes nje granti me vlere 1 milion euro, do te ndihmoje KESH-in, duke financuar studimin e fizibilitetit per sigurine e digave ne kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat. Marreveshja perkatese u nenshkrua nga ministri i Ekonomise, Genc Ruli, ambasadorja e Konfederates se Zvicres ne Shqiperi, Yvana Enzler dhe drejtori i Pergjithshem i KESH-it, Gjergji Bojaxhi. Ministri Ruli vleresoi kete kontribut si mjaft te rendesishem, qe lidhet me nje nga objektivat kryesore, ate te sigurise se digave ne kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat, ku jane dhe HEC-et kryesore te vendit, por dhe financimet e rendesishme qe ka dhene ne vite qeveria zvicerane per sektorin elektroenergjetik shqiptar. Sipas eksperteve te digave, diga mbi lumin Drin eshte nje nga pasurite me te medha kombetare qe ka vendi une dhe nese ajo do te vihej ne treg per privatizim, do t'i kalonte vleren e 2 miliarde euro. Per arsye te vleres qe ka, KESH-i do te vazhdoje te financoje projektet, qe e fuqizojne kete kaskade dhe rrisin sigurine e saj.
Bojaxhi: Energji pa nderprerje deri ne janar
Duke filluar nga dita e djeshme, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hequr kufizimet e energjise elektrike duke dhene keshtu 24 ore energji pa nderprerje. Kjo situate do te vazhdoje deri ne ditet e para te muajit janar nderkohe me pas gjithcka do te rishikohet serish. "Per sezonin e festave te fundvitit do te kete reduktim pothuajse total te kufizimeve, me perjashtim te rasteve te avarive nga mbingarkesa ne rrjet ne zona te caktuara”, deklaroi dje, drejtori i Pergjithshem i KESH-it, Gjergj Bojaxhi. Sipas tij, KESH ka disa dite qe e ka filluar kete praktike dhe do ta vazhdoje per gjate gjithe sezonit te festave. Nderkohe, sipas tij situata hidrike eshte mjaft e permiresuar. Reshjet e ketyre dy muajve te fundit duket se kane rikthyer optimizmin te drejtuesit e Korporates. Bojaxhi, theksoi se eshte heret per te thene se cfare situate do te kemi ne vitin 2008, por padyshim, do te jemi ne gjendje shume me te mire hidrike dhe ne furnizimin me energji elektrike ne krahasim me vitin 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›