E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Presidenti te zgjidhet nga populli

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, eshte shprehur se mbeshtet idene e nje Presidentit te zgjedhur direkt nga populli. Gjate emisionit “Opinion”, te Blendi Fevziut, ne TV Klan, kryeparlamentarja theksoi se ishte per nje President qe zgjidhet nga populli per arsyen e vetme se me kete menyre mund te shmanget rreziku i zgjedhjeve te parakohshme qe kthente mbrapa ne kohe nje vend. Nje deklarate e cila vijon dhe qendrimin e kahershem te ish-sekretarit politik te PS, Ben Blushi dhe me vone dhe te Berishes dhe kreut aktual te shtetit, Topi. Duke iu referuar jetes parlamentare, Topalli theksoi se opozita ka filluar te tregohet konstruktive ne seance plenare, duke dhene nje shembull te mire ne amendimet qe i ka bere ligjit per buxhetin e vitit te ardhshem. Ne te njejten kohe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kerkoi ngritjen e nje komisioni te perbere me historiane per te percaktuar edhe legjislaturen e sakte, ne te cilen kryen punimet Parlamenti shqiptar. Ajo rrefeu nevojen e njohjes se te shkuares parlamentare te vendit, e cila pergjate viteve te komunizmit eshte lene ne harrese. “Eshte shume e nevojshme ngritja e nje grupi historianesh te na thone se ne cilen legjislature parlamentare ne jemi realisht”, deklaroi Topalli ne emisionin e drejtuar nga gazetari Bendi Fevziu. Kryeparlamentarja eshte e mendimit se numerimi i legjislaturave te Kuvendit duhet te filloj nga vitet 1920. Kryeparlamentarja Topalli informoi publikun se diten e marte ne Kuvend do te hiqej imuniteti i ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha, pas kerkeses se ardhur nga Prokuroria e Pergjithshme per hetimin e tij. Po keshtu, ajo theksoi se diten e neserme do te behej edhe dekorimi i 5 figurave te shquara te popullit shqiptar nga Presidenti Bamir Topi. Mes ketyre figurave, sipas Topallit, ishin edhe 3 nenshkrues te Pavaresise se Shqiperise ne vitin 1912. Nga ana tjeter, Topalli theksoi se mocionet per shkarkimin e saj kane ardhur nga kreu i PS-se, Edi Rama dhe jo se kane qene ne vullnetin e deputeteve te Grupit parlamentar te PS-se. Topalli u tregua e sigurt ne mbeshtetjen qe ka brenda Grupit parlamentar te PD-se dhe theksoi sikur mocioni per shkarkimin e saj te ishte bere i fshehte edhe deputete te opozites do te votonin pro saj.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›