Padrejtesite me reformen ne drejtesi
Reforma ne drejtesi dhe lufta kunder korrupsionit jane nga detyrat me te ngutshme te shtepise, per te cilat duhet te japim prova bindese se po punojme seriozisht, nese duam qe te marrim ftesen per t’u bere anetare te NATO-s, organizates me te madhe te sigurise kolektive sot ne bote. Anetaresimi ne ate organizate, eshte perparesi absolute per sigurine tone kombetare. Ne keto kushte, reforma ne drejtesi merr nje rendesi te jashtezakonshme, pasi ndikon drejtpersedrejti ne sigurine kombetare. Nisma e marre nga zoti Bamir Topi, Presidenti i Republikes, njekohesisht dhe Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise per te nxitur dhe udhehequr kete reforme, eshte ne permbushje te detyrimeve te tij kushtetuese ne raport dhe me sigurine tone kombetare. Por, padrejtesisht, kjo nisme po paragjykohet, po politizohet dhe po tentohet te pengohet.
Reforma ne drejtesi nuk eshte nje akt i vetem, por nje proces qe do te kerkoje kohen e vet. Eshte me mire qe ajo te behet e studiuar,e plote, konsensuale. Reforma duhet te synoje rregullimin dhe korrigjimin e te metave, te dobesive dhe ineficiencen e manifestuar deri tani. Kjo reforme duhet te synoje standardet e Bashkimit Evropian ne fushen e drejtesise. Ajo duhet te garantoje paralelisht ruajtjen e forcimin e pavaresise se pushtetit gjyqesor dhe te pergjegjshmerise se ketij pushteti ndaj qytetareve; permiresimin e mekanizmave dhe te procedurave ligjore qe parandalojne dhe minimizojne korrupsionin ne vend dhe brenda vete sistemit te pushtetit gjyqesor; mbrojtjen e te drejtave te njeriut si dhe parimet evropiane te lirise, sigurise dhe drejtesise; transparencen ne sistemin gjyqesor, kufizimin e imunitetit te gjyqtareve dhe zyrtareve te tjere te larte te administrates, duke synuar lehtesimin e procedimit penal per rastet e korrupsionit. Reforma ne drejtesi do te kerkoje gjithashtu permiresime ne sistemin e vuajtjes se denimit penal, riintegrimin e te denuarve dhe mbrojtjen e viktimave ne perputhje me standardet evropiane etj.
Per te realizuar kete reforme, do te jete e nevojshme nderhyrja ne shume ligje organike dhe hartimi i ligjeve te reja. Do te jete e nevojshme gjithashtu “venia dore” edhe ne ligjin themelor te shtetit, ne Kushtetute. Per miratimin e ketyre ligjeve ne parlament nevojiten me shume vota sesa ka mazhoranca e sotme. Prandaj kjo reforme nuk do te mund te realizohet pa bashkepunimin dhe kontributin e opozites. Thirrja e artikuluar nga segmente te vecanta te opozites se “kush tenton te behet pjese e kesaj reforme ...vetem legjitimon kete grusht institucional te bere ne menyre permanente”, synon jo vetem ta politizoje dhe te pengoje reformen ne drejtesi, por dhe ta penalizoje opoziten para faktorit nderkombetar.
Pozicionimi ne mbeshtetje te reformes ne drejtesi nga ana e LSI-se nepermjet deklarimit te zotit Pellumb Xhufi, por edhe te PS-se nepermjet zotit Fatmir Xhafa, si dhe te dy lidereve te tjere me te vegjel, zoti Ceka dhe zoti Milo, tregon qarte se, pavaresisht perpjekjeve per percarjen e saj, opozita e kupton domosdoshmerine e pergjegjshmerise se veprimeve te saj ne keto momente, kur vihen ne diskutim interesa madhore te vendit. Duke marre pjese e kontribuar aktivisht ne kete reforme, opozita jo vetem qe permbush detyrimin qe ka ndaj vendit dhe votuesve te saj, por investon dhe per te ardhmen e saj, pasi kur te vije neser ne pushtet do te gjeje te ndertuar nje infrastrukture te parametrave evropiane per pushtetin gjyqesor.
Eshte e nevojshme qe edhe mazhoranca te jete me bashkepunuese per kete problem. Ajo duhet qe me veprime dhe duke gjetur formatin e duhur, t’i largoje cdo dyshim opozites se ftesa per bashkepunimin per reformen ne drejtesi nuk eshte per fasade, sic po e artikulon ndonjehere opozita, por nje domosdoshmeri. Intensifikimi i perpjekjeve dhe arritja e rezultateve per forcimin e dialogut midis forcave politike ne vend eshte nje kerkese e perseritur e partnereve tane euroatlantike dhe do te lehtesonte rrugen e integrimit te vendit drejt strukturave euroatlantike.
Reforma ne drejtesi edhe duke punuar intensivisht do te marre kohe, por brenda nje kohe te shkurter vendi mund te arrij te demonstroje nje nivel serioziteti dhe angazhimi per ndryshim. Sot eshte e nevojshme te organizojme punen dhe te japim prova para aleateve tane euroatlantike per seriozitetin e luftes sone ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar. Deri ne samitin e muajit prill te vitit qe vjen, detyrat jane te medha dhe afati eshte i shkurter. ”Mbi te gjitha do te duhet t'u tregohet atyre qe akoma kane dyshime, se vendi di t'i beje balle zotimeve si dhe te marre pergjegjesite e tij”, porositi Romano Prodi ne fjalen e tij para parlamentareve shqiptare. Aleatet tane e dine mire se nje lufte e vertete dhe e suksesshme kunder korrupsionit do te coje ne nje reformim te vete klases politike dhe te administrates publike dhe, per kete, ata do te kembengulin vazhdimisht. Pikerisht per kete arsye lufta kunder korrupsionit shpesh ndesh ne rezistencen e segmenteve te caktuara te politikes te lidhur me krimin.
Korrupsioni eshte mjaft veshtire te luftohet, por ai nuk eshte nje fatalitet. Afersisht ne nje situate te tille “emergjente” u ndodh Rumania ne vitin 2004 ne raport me BE-ne. Qeveria, e kryesuar nga Partia Social Demokratike, nuk kishte dhene prova bindese se e kishte seriozisht luften kunder korrupsionit dhe nuk e kishte vullnetin politik ta bente kete. Korrupsioni vazhdoi, gjyqesori mbeti i paefektshem dhe i bindur ndaj “mjeshtrave politike”. Pas demaskimit qe i beri shoqeria civile korrupsionit, Brukseli i kerkoi Komisionit Evropian te pezulloje bisedimet per anetaresimin e pritshem te Rumanise. Kjo gje rrezikonte seriozisht shtyrjen e afatit te pranimit te saj ne BE me vone se 1 janari i vitit 2007. PSD-ja, e cila dukej e pathyeshme, i humbi zgjedhjet e vitit 2004.
Pas ndryshimeve politike, President i vendit, Traian Bashesku, beri te gjitha perpjekjet qe te mos shtyhej pranimi ne BE. Per kete ndermori nje reforme te dhimbshme dhe gjeti “njeriun e punes”, duke emeruar Monika Makovein, nje ish-prokurore 47-vjecare, kthyer ne aktiviste te te drejtave te njeriut si ministre e Drejtesise. Makovei arriti te reformonte strukturen e drejtesise duke perdorur ilacin e transparences, pergjegjshmerise, konkurrences per postet e larta. Forcoi pavaresine e prokuroreve dhe rriti efektshmerine e pergjegjshmerine e tyre. Teknikat e saj me te efektshme ishin deklaratat e hollesishme te pasurise se punonjesve te sistemit te drejtesise dhe te politikaneve si dhe ngritja e Zyres se Anti-Korrupsionit. “Deklaratat e pasurise dhane dicka te papare ne Rumani”, shprehet Makovei. U hetuan politikane shume te rendesishem, te pahetuar me pare, pasi nuk shpjeguan origjinat e pasurise se tyre. Ajo akuzoi jo vetem ish-kryeministrin e majte, Adrian Nastase, per marrje ryshfeti, por ka hetuar edhe krere te shquar te koalicionit qeverises ku ajo bente pjese. "Nje pjese e madhe e suksesit te pranimit te Rumanise ne BE, eshte arritur ne saje te znj. Makovei", do te deklaronte komisioneri per drejtesine, Franko Fratini.
Por politika e lidhur me krimin nuk do t’ia falte kurre kete Makoveit dhe as vete Presidentit Bashesku. Tre muaj pas pranimit te Rumanise ne BE, u krijua nje shumice e re qeverisese, se ciles i duhej patjeter mbeshtetja nga socialdemokratet dhe, keta te fundit, kerkuan menjehere koken e Makoveit. Me 13 shkurt 2007 senati rumun miratoi nje mocion mosbesimi kunder ministres se Drejtesise. Monika Makovei. nen akuzen absurde “se kishte deshtuar te reformonte gjyqesorin”, megjithese nje nate me pare asaj i kishin deklaruar mbeshtetjen BE dhe SHBA.
Tashme ne “gijotine” duhej cuar Presidenti. Me date 19 prill, pas procedurave te nisura nga opozita Social Demokratike, te mbeshtetur edhe nga shume ligjvenes te koalicionit, parlamenti rumun shkarkon dhe Presidentin Traian Bashesku, per shkak te vendimit te tij per te derguar perballe prokuroreve te antikorrupsionit disa personazhe politike. Por, Presidenti iu drejtua popullit rumun me referendum, u votebesua dhe i rimandatua per te luftuar korrupsionin nga 76% e votuesve. Ndersa Monika Makovei eshte pajtuar nga qeveria maqedonase si keshilltare ne luften kunder korrupsionit dhe per reformen ne drejtesi. Fqinjet tane po bejne levizjet e duhura per te siguruar ftesen e samitit te prillit per ne NATO.
Eksperienca rumune tregon se eshte shume veshtire te besh reforma ne drejtesi dhe aq me teper te luftosh korrupsionin elite. Shembulli rumun tregon se edhe te ne Presidenti i Republikes, i cili perfaqeson unitetin e popullit, eshte autoriteti qe mund te koordinoje perpjekjet e pozites dhe opozites per reformen ne drejtesi dhe ne luften antikorrupsion. Prandaj te gjithe faktoret politike, progresiste dhe shoqeria civile duhet t’i japin mbeshtetjen per ta permbushur kete mision. Te shpresojme qe, ai se bashku me kreshniket e drejtesise te jene te suksesshem dhe te arrijne te mundin korrupsionin-bajloz te zi.
(Autori eshte drejtor i Qendres Shqiptare te Studimeve per Sigurine Kombetare dhe mund te kontaktohet ne xhavit_shala@yahoo.co.uk, www.acnss.com)