E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku nga kriza në Eurozonë nuk ka kaluar ende

Për një kohë të gjatë u duk, sikur në Evropë po kthehej me ngadalë qetësia dhe se ekonomia po e merr veten gradualisht, Greqia po i bën detyrat e shtëpisë dhe po konsolidon buxhetin.

Por ekspertët thonë se pavarësisht  se disa vende problematike kanë ecur mirë kriza nuk ka kaluar. Jërg Krämer thotë se Spanja, Portugalia dhe Irlanda kanë rifituar aftësinë konkurruese përmes reformave, e ndërsa Italia po humbet vazhdimisht aftësinë për të konkurruar.

Por sikur të mos mjaftonte kjo: në takimin e fundit të ministrave të Financave të BE në Vilnius të Lituanisë edhe Franca, ekonomia e dytë për nga rëndësia në Evropë, u qortua për shkak të mungesës së vullnetit për reforma.

Përveç kësaj Sllovenia mund të jetë një vend i ri problematik, sepse në bilancet e bankave ka mungesë milionash. Përveç kësaj që këtë vjeshtë përfundojnë programet e ndihmës për Irlandën, Spanjën, dhe Portugalinë. Dhe që Greqisë i duhen më shumë para, është e qartë edhe para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›