Ukraina miraton marrëveshjen me BE-në
Qeveria ukraianase ka miratuar draft marrëveshjen për Asociim me Bashkimin Evropian.
Zyra për informim e kësaj qeverie thotë se dokumenti është miratuar nga kabineti në mënyrë unanime.
Udhëheqësi i delegacionit të BE-së në këtë shtet, Jan Tombinski, ju ka thënë gazetarëve në Kijev se aprovimi i marrëveshjes prezanton një hap të rëndësishëm nga qeveria ukrainase dhe se nënshkrimi i saj në samitin që do të mbahen në nëntor në Vilnius, do të jetë një sukses i përbashkët i të gjithë qytetarëve, atyre të Ukrainës por edhe të BE-së.
Ndërkohë, komunistët e këtij shteti kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin e Komisionit Zgjedhor që ju ka refuzuar kërkesën për referendum përmes së cilit do të kërkohej mendimi i qytetarëve për tiu bashkuar Unionit Doganor rajonal që udhëhiqet nga Rusia.
Moska po i bënë presion Ukrainës që të heq dorë nga marrëveshja me BE-së, dhe ti bashkohet këtij unioni doganor ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia dhe Kazakistani.