E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria akuzon rebelët për përdorimin e armëve kimike

Siria paraqet prova të reja për të vërtetuar përdorimin e armëve kimike nga rebelët. RIA-Novosti, agjensia e lajmeve ruse, raporton se qeveria siriane i ka paraqitur disa prova Rusisë, por nuk jepen të dhëna të mëtejshme.

Pas kësaj, zëvëndës ministri i jashtëm rus Sergey Ryabkov tha për Rusia Today se raporti që inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë paraqitur për armët kimike është i njëanshëm dhe i pasaktë, ndërsa ministri i jashtëm rus Lavrov tha se ka prova serioze të besohet se ky ishte një provokim.

” Por e vërteta duhet të dalë në shesh dhe ky do të jetë një test për punën e këshillit të Sigurisë në të ardhmen” paralajmeroi Lavrov

Raporti i Kombeve të Bashkuara ka paraqitur prova se në Siri janë përdorur armë kimike duke mos fajësuar zyrtarisht qeverinë e Assad.

“Teknikat  e sulmit dhe sasia e gazit të përdorur janë prova që fajësojnë drejtpërdrejt qeverinë e Assad për sulmin kimik” tha ministri i jashtëm francez Laurent Fabius.

Damasku zyrtar ka fajësuar gjithmonë rebelët për sulmin kimik duke pranuar kështu se në vend është përdorur gazi sarin, ndërsa Sellstrom, inspektori i armëve të Kombeve të Bashkuara, beson se është e vështirë që armët kimike siriane të lokalizohen dhe shkatërrohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›