Rreziku nga përmbytjet bën bashkë pesë vende
Afrimi i dimrit e bashkë me të edhe rreziku i përmbytjeve ka bashkuar, shqipërinë Maqedoninë,
Malin e Zi, Kosovën, e Greqinë në një memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e basenit të lumit Drin, uji i të cilit një vit më parë gjunjëzoi rajonin e Shkodrës , por edhe një sipërfaqe në Malin e Zi.
Ministrat e Mjedisit të 5 vendeve të Ballkanit u angazhuan në marrjen e masave për të minimizuar përmbytjet por edhe për të përmirsuar menazhimin e hedhjes së mbetjeve të ngurta në këtë basen.
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu tha se qeveria shqiptare ka marrë një sërë masash në fushën e ujrave në përbushjen edhe të detyrimeve për integrimin Europian.
Pikërisht në këtë këndvështrim memorandumi që do të nënshkruajmë sot midis vendeve tona synon në radhë të parë të promovojë veprime të përbashkëta nga të gjitha vendet për një menaxhim të integruar të burimeve ujore në Basenin e Drinit, si mënyra për të garantuar dhe siguruar në maksimum ekosistemet dhe shërbimet që ofron baseni i Drinit si dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm në të gjithë rajonin e basenit të Drinit.
Ndërsa zv.Minister i Mjedisit të Kosovës, Ilir Morena dhe ai i Maqedonisë Abdilaqim Ademi u ndalën në rëndësinë e këtij memorandumi përballë sfidës së madhe për ujë.
Memorandumi i Mirëkuptimit parashikon veprime konkrete për tu ndërmarre nga 5 vendet, të cilat do të finalizohen në vitin 2016 me hartimin e Planit të përbashkët të menaxhimit të të gjithë basenit të Drinit.