Rreziku nga vullkani, evakuohen banorët

Më shumë se tre mijë banorë të Kilit dhe të Argjentinës janë duke u evakuuar në një perimetër prej 25 kilometrash përreth vullkanit “Copahue” në kufirin që ndan këto dy shtete, shkaku i aktivitetit të shtuar sizmik, njoftuan zyrtarë pas lëshimit të alarmit. “Shërbimi Kombëtar Gjeologjik dhe i ai i Minierave konsideron se mund të ketë shpërthim të vullkanit, andaj e lëshuam alarmin”, tha ministri i Brendshëm kilian, Andres Chardwich.
Vullkani i lartësisë prej 2965 metrash gjendet në vargmalin e Andeve, 500 kilometra në jug të kryeqytetit kilian, Santiago./Indeksonline/