Ndryshime në kabinetin qeveritar të Maqedonisë!?

Në Kuvendin e Maqedonisë është dorëzuar propozimi për rikonstruimin e kabinetit qeveritar të Nikolla Gruevskit. Ministri i punës dhe politikës sociale dhe ai i arsimit, Spiro Ristovski dhe Mançe Kralev kanë deponuar dorëheqjet e tyre në Kuvend.
Në dorëheqjen e tij ministri i arsimit Pançe Kralev ka nënvizuar se për shkaqe personale dhe familjare nuk është në gjendje plotësisht ti përkushtohet funksionit dhe me sukses ti realizoj projektet që janë paraparë për periudhën e ardhshme.
Rikonstruimi përfshin edhe ministrinë e vetëqeverisjes lokale, ku zv.ministri Sasho Llazarovski, braktis postin për shkak se është emëruar këshilltarë në Komunën e Karposhit. Për ministër të ri pa resor është propozuar Xheri Naumof, derisa në vend të zv.ministrit për vetëqeverisje lokale do të emërohet Gjiorgjija Sajkovski./Indeksonline/