E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët kinezë sulmojnë Australinë

Hakerët kinezë kanë vjedhur planet e ndërtimit të selisë së agjencisë australiane të zbulimit, në kohën kur janë shpeshtuar sulmet kibernetike kundër bizneseve dhe caqeve ushtarake të aleatëve të SHBA-së, raportojnë mediat australiane. Hakerët duke përdorur serverë nga Kina, kanë vjedhur gjithë projektin e ri që kushton 607 milionë dollarë. Ata gjithashtu kanë vjedhur informacione sekrete nga Departamenti i Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Tregtisë, ku gjendet edhe agjencia sekrete e Australisë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm australian, Bob Carr, tha se ky sulm nuk do të dëmtojë marrëdhëniet e Australisë me partnerin më të madh tregtar të vendit, që është Kina./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›