Rreziku prej nje dorasi qe nuk bie ne sy - Norvegjia ne shok

Ne raportin e sigurise te autoriteteve policore norvegjeze tingellonte qetesuese Ne vitin 2010 nuk pati rrezik per shoqerine norvegjeze nga ekstremi i djathte ose ai i majte - me gjasa kjo nuk do te ndryshoje ne 2011-en. Nje fjali te cilen me siguri ne raportin e ardhshem nuk do ta formulojne edhe nje here keshtu.
Megjithate autoritetet e sigurise gati nuk paten mundesi ta shmangnin krimin. Sepse ketu behej fjale per nje keqberes te vetmuar i cili ne fakt komunikonte ne internet ne forumet perkatese ekstremiste te djathta por qe perndryshe nuk mbante lidhje personale me rrjetet ekstremiste te djathta qe ekzistojne te izoluara edhe ne Norvegji.
Zakonisht autoritetet e sigurise jane te informuara mjaft mire per ate qe ndodh ne keto qarqe. Sepse policia dhe mbrojtja kushtetuese e kane te lehte te vendosin keto qarqe agjentet e tyre te cilet percjellin informacione.
Bildunterschrift Anders Behring Breivik nje doras qe nuk binte ne sy
Por keqberesi i supozuar ishte nje burre i cili praktikisht u radikalizua vete - pa vendosur kontakte personale me simpatizues. Nje tip keqberesi te cilin e druajne edhe autoritetet e sigurise ne Gjermani. Sepse kur keta njerez sillen ndryshe pa rene ne sy instrumentet e paralajmerimit te shpejte te shtetit nuk kane gati mundesi ti dallojne keta persona si rrezikues te mundshem dhe te mos ua ndajne syte.
Cpergjegjesi mbajne populistet e djathte te Norvegjise
Tjeter ceshtje eshte se ckane te bejne me kete populistet e djathte te Partise populiste te djathte te Progresit. Se paku norvegjezi ishte per disa vite anetar i saj - dhe ka te perbashketa midis asaj qe ai ka lene si synime politike dhe si fantazi ne internet dhe asaj qe deklaron kjo parti ne jeten e perditshme politike. Ketu bejne pjese frika nga i ashtuquajturi infiltrim i huaj frika nga feja islame nga nje shoqeri shumekulturore.
Sikurse parti te tjera populiste te djathta ne Veri edhe protagonistet e Partise norvegjeze te Progresit nxisin kunder shoqerive tradicionalisht liberale te Skandinavise e shohin veten ne njefare beteje finale per gjoja shkaterrimin e kultures perendimore. Kush konkuron me parulla te tilla krijon nje klime politike e cila ne rast ekstrem mund te shtyje drejt krimeve edhe njerez si atentatori i supozuar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anders Behring Breivik pas shqyrtimit te mases se arrestit ne Oslo
Pamflet maniak me doren origjinale te nje psikopati
Megjithate do te teprohej po te vendosej nje lidhje e drejtperdrejte me sulmet e Oslos. Sepse se pari Partia e Progresit eshte distancuar qarte prej dhunes. Vec kesaj pamfleti i ngaterruar politik prej rreth 1.500 faqesh i vendosur nga atentatori i dyshuar ne internet ka karakteristika maniake. Inskenimi i paraqitjes ne internet pak dite para vepres mban firmen e nje psikopati per te cilin duket se kane rendesi respekti dhe prestigji. Keto jane motive krimi individuale per te cilat nuk mbajne pergjegjesi populistet e djathte.
Rrezikshmeria e tyre nuk qendron ne faktin qe njerez te vecante mund ta perdorin propaganden e saj si perligjje per vrasjet e tyre. Populistet e djathte duan ne pergjithesi te krijojne nje klime e cila i ve pergjithmone ne pikepyetje shoqerite liberale. Ketu qendron rreziku.
Autor Stefan Schoumllerman/Elert Ajazaj
Redaktoi
Elert Ajazaj