E Diel, 1 Nëntor 2026

Klubi 27 makthi vdekjeprures i artisteve te rinj

Hyrjet e shpeshta ne klinikat e rehabilitimit nga droga kishin paralajmeruar nje fund te hidhur per kengetaren britanike Amy Winehouse. 14 shtator 1983 ndash 23 korrik 2011. Vetem kaq zgjati jeta e saj plot adrenaline dhe me shume ulje ngritje te cilave iu vu kapaku tragjik fundjaven e kaluar. Por vdekja e saj ne moshen 27 vjecare nuk eshte disi surprize per ata qe besojne te miti i bdquoKlubit 27.

Cfare eshte bdquoKlubi 27

Ky eshte klub i legjendave te artit te cilet kane humbur jeten pikerisht ne moshen 27 vjec per shkaqe nga me te ndryshmet dhe me enigmatiket. Klubi qe quhet edhe ndryshe bdquoForever 27Pergjithmone 27 eshte emri per personazhet influencues te muzikes qe jane ndare ne kete periudhe kohore te jetes. Spuntoja per krijimin e grupit te bdquovdekjes erdhi nga humbjet e jetes se emrave te tille si Jones Hendrix Joplin dhe Morrison. Edhe rockeri Kurt Cobain qe vdiq ne 1994 u shtua me pas ne kete grup. Me perjashtim te Joplin vdekjet e tjera ende mbeten shume enigmatike.

Sipas librit Me rende se parajsa kur Cobaini vdiq motra e tij foli sesi muzikanti kishte folur edhe me pare per deshiren e rockerit qe ti bashkohej Klubit 27. Ne pervjetorin e 15 te vdekjes se Kurt Cobain gazetari i njohur Robert Smith tha Vdekjet e ketyre yjeve ne moshen 27 vjec kane ndryshuar totalisht menyren se si e shohim muziken rock.

Brian Jones. Vdekur me 3 Korrik 1969. Zyrtarisht thuhet se u mbyt ne pishine pas nje aventure te keqe dhe grupi Roling Stones humbi nje prej themmeluesve ne moshen 27 vjec e 125 dite.

Janis Joplin humbi jeten ne 4 tetor te 1970. Sipas te dhenave kryesore duket se nje mbidoze heroine i mori jeten vokalistes dhe autores se kolones zanore te Big Brother dhe Holding Company.

Kitaristi Jim Morrison vdiq ne 3 Korrik te vitit 1971. Shkaku i vdekjes u regjistrua si ndalim i zemres por sidoqofte asnjehere nuk u be autopsia. Ai ishte krijuesi dhe autori i teksteve te kengeve te The Doors.

Kurt Cobain vrau veten me 5 prill 1994. Edhe pse per menyren se si Cobaini vdiq ka shume spekulime zyrtarisht shkak mbetet goditja me arme Shotgun ne koke me doren e tij. Ishte lindur me 20 shkurt 1967 ne Sietll. Jane te pavdekshme kenget e tij Smells Like Teen Spirit apo Heart Shaped Box. Ai vdiq ne moshen 27 vjec e 44 dite.

Te tjere emra ne klubin 27 jane Louis Chauvin qe vdiq prej sklerozes neuro sifilitike

Robert Johnson qe vdiq prej helmimit me striknine. Te njejtin fat pati edhe muzikanti i blues Nat Jaffe prej tensionit te larte. Jesse Belvin edhe ky muzikant vdiq ne aksident me makine.

Por lista eshte akoma me e gjate. Rudy Lewis vdekur nga mbidoza Malcolm Hale vdekur nga helmimi nga nje ngrohes Linda Jones vdekur nga koma diabetike...

Les Harvey vdiq ne 3 Maj te vitit 1972 pasi ra ne kontakt me rrymen elektrike ne kitaren e tij gjate nje koncerti. E fundit qe i bashkohet Klubit 27 eshte Amyhellip

Autor A. Borici afp rtr

Redaktoi A. Dodi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›