E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, sulme të reja në Damask dhe Aleppo

Siri- Luftime të ashpra janë raportuar edhe sot në dy qytetet më të mëdha të Sirisë, në Damask dhe Aleppo, ndërkohë që forcat qeveritare kërkojnë të rrimarrin kontrollin mbi zonat e mbajtura nga rebelët.

Divizioni i katërt i ushtrisë siriane i mbështetur nga helikopterë, thuhet se ka nisur një sulm në zonën veri-lindore në periferi të kryeqyteti në Barzeh.

Trupat mësohet gjithashtu të jenë vendosur edhe në lagjen perendimore në Mezzeh.

Luftimet gjithashtu kanë nisur për të tretën ditën në Aleppo, ku aktivistët thanë se një ndërtesë është shkatërruar nga një sulm me tank.

Dhuna vijon që prej një jave pasi rebelët bënë përparime të mëdha, duke marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Damaskut, duke gjetur kalimet kufitare dhe oragnizuar një sulm që vrau katër zyrtarë sirianë të sigurisë së lartë, duke përfshirë ministrin e mbrojtjes dhe kunatin e presidentit Bashar al-Assad.

Ndërkohë, baza britanike e Vëzhguesve të të Drejtave të njeriut ka raportuar se rreth 19.106 njerëz janë vrarëqë nga Marsi i vitit 2011.

Këto vrasje përfshijnë 13.296 civil, 4.861 personel sigurie dhe 949 të forcave mbrojtëse.

Kombet e bashkuara raportuan në maj të paktën 10.000 sirian të vrarë, ndërkohë që në korrik qeveria siriane tha se ajnë vrarë vetën 6.947 sirianë, mes tyre 3.211 civil dhe 2.566 forca të sigurisë.

Reporteri i BB në Damask thotë së forcat qeveritare janë të vendosura ta pastrojnë Damaskun nga rebelët dhe këtë po e bëjnë në mënyrë sistematike.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›