Rrëzimi i Hoxhës, kujtohet sot 20 shkurti 1991
TIRANE- Kujtohet sot dita e rrezimit te monumentit te diktatorit Enver Hoxha, 20 shkurti i vitit 1991. Dite qe hyri ne histori, nderkohe qe pamjet ne sheshin qendror te Tiranes bene xhiron e botes.
Kjo dite do te kujtohet me nje sere aktivitetesh. Gjate paradites, në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar do të përurohet Pavijoni i Terrorit Komunist ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha.
Në këtë pavijon nëpërmjet fotove, dokumenteve shifrave e objekteve personale të burgosurve, të pushkatuarve e të internuarve do të jepen të dhëna tronditëse dhe fakte qe deshmojne egersine e nje regjimi te shkuar.