E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i avionit, Polonia fajëson Rusinë

Kreu i Komisionit, kolonel Robert Benedikti, tha para gazetarëve se sistemi i ndriçimit në aeroportin rus të Smolenskut ka qenë i dobët dhe se rusët i kanë dhënë urdhër të gabuar ekuipazhit.

Presidenti Leh Kaçinski, gruaja e tij Maria dhe dhjetëra zyrtarë polakë humbën jetën kur aeroplani u rrëzua gjatë përpjekjeve për të ateruar.

Një raport i shtetit rus kishte theksuar gabimin e kontrollorëve polakë si arsye të vetme të fatkeqësisë, gjë që kishte shkaktuar zemërim në Poloni.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-29 13:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›