Shkup, Parlamenti miraton qeverinë e re

Votimi u bë me 70 vota pro dhe 47 kundër, duke i dhënë kështu Gruevskit mundësinë për të drejtuar për herë të tretë qeverinë.
Në koalicionin me VMRO-DPMNE-në është partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, e drejtuar nga Ali Ahmeti, e cila fitoi zgjedhjet në rangun e partive shqiptare.
BDI-ja do të drejtojë pesë ministri nga 15 që ka gjithsej kabineti qeveritar. Përkatësisht, BDI-ja do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, të Ekonomisë, të Pushtetit Vendor, të Drejtësisë dhe të Mjedisit si dhe dy zëvendëskryeministra. /Start/
2011-07-29 10:27