E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzimi i avionit në Filadelfia! 9-vjeçari humbi babain dhe po lufton për jetën, një tjetër i mitur shpëtoi motrën nga shpërthimi

Më 31 janar, një avion medikal ra në një lagje të Philadelphia-s, duke shkaktuar flakë dhe shpërthime që prekun shtëpi dhe makina, përfshirë edhe kamionin e familjes Howard. Ata sapo kishin përfunduar ritualin e tyre të zakonshëm për të shkuar në Dunkin’ Donuts, kur ndodhën ngjarjet tragjike. Avioni transportonte një fëmijë 11-vjeçar, Valentina Guzmán Murillo, dhe nënën e saj, Lizeth, të cilat humbën jetën në aksident, së bashku me pesë pasagjerë të tjerë dhe një baba që ishte në makinë.

Gjatë ngjarjeve, Andre Howard, djali 10-vjeçar, shpëtoi motrën e tij 4-vjeçare duke e mbrojtur nga mbetjet që fluturonin pas shpërthimit. Pas aksidentit, Andre u plagos rëndë, me një copë metalike të futur në kokë, dhe u dërgua në spital për operacion urgjent. Mjekët kishin frikë se ai mund të humbiste aftësitë e ecjes dhe shikimit, por pas një trajtimi të suksesshëm, ai po shërohet dhe pritet të ecë normalisht.

Kur Andre u zgjuan, gjëja e parë që pyeti ishte për motrën e tij. “A e shpëtova atë nga aksidenti?” pyeti Andre.

Në anën tjetër, një djalë tjetër, Ramesses Dreuitt, u plagos rëndë nga flakët që shkatërruan makinën e tij, ku humbi babanë. Ai tani është në koma dhe po merr trajtim në një spital në Boston. Familja ka kërkuar lutje dhe mbështetje për shërimin e tij.

Ky aksident la pas shumë të plagosur dhe të vdekur, duke përfshirë fëmijë dhe të rritur, dhe ka prekur thellë komunitetin e Philadelphia-s.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›