EMRI/ Kapet me drogë në kufi, arrestohet 38-vjeçari nga Mali i Zi në Han të Hotit

Anton Donoviç, 38 vjeç është arrestuar këtë të hënë.
38-vjeçari nga Mali i Zi u kap në kufi, në Han të Hotit me lëndë narkotike me vete.
Policia sekuestroi rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, automjetin dhe 1 celular.
“Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së rriskut u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin A. D.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 38 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv