E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëzimi i avionit ushtarak rus, shkon në 13 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 13 numri i të vdekurve si pasojë e rrëzimit të avionit ushtarak rus. Sipas The Guardian, luftëtari-bombardues Su-34 u rrëzua në një ndërtesë menjëherë pas ngritjes në bazën ajrore Yuzhny.

Avioni, për të cilin Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ishte në një fluturim stërvitor, po mbante një ngarkesë që shpërtheu menjëherë pas përplasjes. Të dy pilotët arritën të tërhiqen nga avioni para se të godiste ndërtesën, duke u hedhur me parashutë.

 “Sipas një raporti nga pilotët, të cilët u larguan nga avioni, arsyeja e rrëzimit ishte një zjarr në një nga motorët gjatë ngritjes”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›