E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia nis sulme të reja në termocentralet e Ukrainës, vriten 8 persona

Rusia ka nisur të tjera sulme në Kiev. Forcat ruse kanë shënjestruar sërish objekte energjetike në Ukrainë duke dëmtuar rëndë dy objekte në qytetin qendror të Dnipros dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në Zhytomyr. Ndihmësi presidencial Kyrylo Tymoshenko bëri me dije se pati tre shpërthime nga dronë kamikazë. Dronët pa pilot, që besohet se janë të prodhuar nga Irani, shkaktuan 8 viktima. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se pushtuesit e Rusisë po terrorizojnë dhe vrasin civilët

Më herët, Shtetet e Bashkuara thanë se ranë dakord me aleatët francezë dhe në Mbretërinë e Bashkuar që furnizimi me dronë nga Irani shkel një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me një marrëveshje bërthamore, duke ndaluar transferimin e disa teknologjive ushtarake. Ukraina ka identifikuar dronët e përdorur në sulmet vdekjeprurëse në Kiev dhe Sumy si automjete ajrore pa pilot (UAV) Shahed-136.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›