Rrëzimi i helikopterit zjarrfikës në Greqi/ Shpëtohen 2 persona, humbin jetën 2 të tjerë

Dy viktima janë shënuar nga rrëzimi i helikopterit zjarrfikës në Greqi, ndërsa fatmirësisht kanë shpëtuar 2 anëtarët e tjerë të ekuipazhit.
Mundën të shpëtonin nga përplasja piloti i helikopterit dhe zjarrfikësi që po punonte për shuarjen e zjarreve, teksa humbën jetën dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit, një përkthyes grek dhe një person me Moldavia.
Helikopteri zjarrfikës po merrte pjesë në shuarjen e zjarrit në Samos, u rrëzua në orën 17:55 (me orën lokale) në zonën detare të Plakës, në një distancë prej 300 metrash nga plazhi.
Helikopteri Mi 8 ishte i marrë me qira nga Ukraina me një ekuipazh prej katër personash. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rrëzimin e tij./ CNN.gr
/rtsh.al/