Rrëzimi i kandidaturës për Gj. Kushtetuese, reagon Dh. e Avokatëve

Dhoma Kombëtare e Avokatëve të Shqipërise, si aktor i drejtëpërdrejtë që kontribuon në ngritjen dhe forcimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë në Shqipëri, ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Shqiperisë për rrëzimin e Dekretit të Presidentit të Republikës, për emerimin e Z. Vagjel Kosta, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ndodhur përballe këtij vendimi të papritur të Kuvendit të Shqiperisë, Dhoma Kombëtare e Avokateve të Shqipërise ndihet e shqetësuar lidhur me mungesën e transparencës në proçesin e vlerësimit të kandidaturave. Dhoma Kombëtare e Avokatëve të Shqipërise, vlerëson kujdesin e Presidentit të Republikës në përfshirjen e Dhomes gjatë konsultimeve në përcaktimin e kritereve përzgjedhëse të kandidaturave për gjyqtare në Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, i bën apel Kuvendit të Shqipërisë, të përfshije në proçesin e verifikimit të kandidaturave, Dhomen Kombëtare të Avokateve të Shqipërisë, sikurse dhe aktorë të tjerë të interesuar për funksionimin sa më të mirë të sistemit të drejtësisë shqiptare.