Berisha:Investoni në Shqipëri, do keni sukses

Në konferencën rajonale për ekonominë, kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shqipëria i rezistoi cunamit të krizës ekonomike dhe ftoi investitorët e huaj të investojnë në vendin tonë, duke i siguruar se këtu ata do të kenë një histori suksesi. "Ne përdorëm reforma të mëdha dhe i rezistuam cunamit ekonomik. Zbatoni projektet tuaja në Shqipëri sepse unë ju garantoj se do keni një histori suksesi", u shpreh ai.
Kreu i qeverisë tha se janë lehtësuar lejet dhe licencat për investitorët dhe është lënë tregu i hapur . "Po ashtu kemi ndryshuar ligjin e kompanive tregtare dhe ligjin e falimentimit", saktësoi ai.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se Shqipëria ka interes në energjinë atomike dhe po përgatit kuadrin ligjor për të.
Kryeministri pohoi se investitorët do të mund të gjejnë në vendin tonë forcën më të mirë punëtore.