E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, fallsifikonin etiketa pijesh, 2 të arrestuar

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave për kryerjen e aktiviteteve të paliçensuar.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini theksoi se janë arrestuar shtetasit Vasil Zhupa dhe Rajmonda Neziri. Arrestimi i tyre u bë pasi në një magazinë industriale fallsifikonin stampat e disa pijeve jo alkolike, duke i shitur nën çmimin e tyre.
Gjithashtu policia thekson se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 100 mijë etiketa dhe stampa fallse, 10 makineri dhe 250 arka shishesh pijesh jo alkolike. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›