E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzimi i monopolit majtist në Europë

07-06-2011 / Nga Ermal Kozici

Me Portugalinë dhe në pritje të Spanjës konfirmohet fakti se ushtrimi i kontrollit politik në formën e ideologjisë sovjetike mbi një pjesë të madhe të pasurisë publike është shkatërruese dhe denigruese, prandaj edhe të majtat s’kanë shpresë, sa kohë i qasen zgjedhësit me këtë filozofi

Kanë frikë ta pohojnë socialistët shqiptarë në opinionet e tyre dhe në shtypin e vet se e majta në Europë ka dështuar. Shumë kohë pas filozofisë marksiste që mbyti për shekuj dhe dekada me radhë kontinentin europian dhe gjithë botën, tashmë zhvillimi shoqëror është kthyer në shtratin e vet normal. Është Portugalia që së fundmi ka rrëzuar me votë plebishitare sistemin majtist të qeverisjes duke lënë në agoni dhe përpëlitje të vazhdueshme vetëm të majtën greke në të gjithë kontinentin tonë. Në të gjitha shtetet arsyeja është gati e njëjtë. E majta u tregua mashtruese, arrogante, e papërgjegjshme dhe larg shtresave sociale, të cilat pretendon se përfaqëson. Dënimi i historisë ndaj të gjitha vuajtjeve dhe eksperimenteve të turpshme me shoqërinë në përgjithësi, që e majta ka shkaktuar dhe bërë gjatë  shekullit të fundit, ka ardhur në mënyrën më të rëndë. E majta europiane krijoi ndërmarrjet e mëdha shtetërore që të kishte mundësinë e të kontrollonte trupën zgjedhore duke i kthyer këto ndërmarrje në monopole klienteliste, të kontrolluara dhe të orientuara për të votuar dhe për të mbajtur gjallë sistemin socialist që u kthye në të keqen më të madhe ekonomike të qytetarëve të vet. Në vend të ofrimit të shërbimeve konkurruese me tregun e lirë dhe në vend të modernizimit teknologjik të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, e majta zgjodhi pengmarrjen e tyre ndër dekada duke i lënë të pazhvilluara dhe karikatura të një eksperimenti fatkeq. Mund të kemi referenca pa fund dhe të shohim krijimin e monopolit shtetëror në Greqi dhe vende të tjera për sa i përket telekomunikacionit, mineraleve, industrisë së rëndë, energjisë etj.
E majta europiane ashtu si edhe ajo shqiptare, edhe në momentet kur i kërkohej reformë ekonomike dhe privatizime të sektorëve të ndryshëm ekonomikë, i ktheu ato në preference dhe biznese të lidhura ngushtësisht me udhëheqësit e vet si në rastin e Papandreut (të vjetrit dhe të riut), si në rastin e Edi Ramës, si në rastin e Portugalisë, të Francës në kohen e Miteranit, e kështu me radhë. E majta në Europë duke luajtur me numra dhe shifra dhe duke korruptuar komisionerë e inspektorë të të gjitha palëve, arriti të krijonte një vello mashtrimi dhe të deklarohej për vite me radhë si e suksesshme dhe si mbështetëse e shtresave të varfra. Por në asnjë rast nuk kemi parë asnjë prej Kryeministrave të jetë i varfër. Të gjithë pa përjashtim në momentin e tërheqjes së tyre nuk kanë refuzuar as shtëpitë, as makinat, as rrogat e larta, as pensionet e majme dhe as bizneset që i ngritën duke shfrytëzuar postet e tyre dhe masën e fatkeqëve që u besuan votat. Tashmë ndëshkimi i Zotit, po bie mbi të gjithë ata që peshën e fajit personal përpiqen ta hedhin tek kriza globale. Qytetarët duhet të dinë se administrimi i keq i gjithë sistemit të ndërmarrjeve shumë të mëdha dhe shumë fitimprurëse shtetërore siç janë ndërmarrjet ushtarake, organizmat bankarë shtetërore, sigurimet shoqërore etj, jep shembullin e falimentit. Në thelb, ushtrimi i kontrollit politik në formën e ideologjisë sovjetike mbi një pjesë të madhe të pasurisë publike është shkatërruese dhe denigruese.
Ky fakt duhet të shtyjë të gjithë mbështetësit e ideologjisë majtisto-socialiste të analizojnë vuajtjet e tyre dhe vuajtjet që sistemi i tyre po u shkakton të gjithë europianëve

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›