E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezohet Izraeli FMN kushte favorizuese per Lagarde

Me një lëvizje surprizë të 24 anëtarët e këshillit të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë hedhur poshtë instancën e reformimit të rregullores së Fondit që do t’i lejonte  guvernatorit të bankës qëndrore izraelite, Stanley Fischer, të bëhej pjesë e garës për të zgjedhur kreun e institucionit, ndonëse e kishte kaluar me dy vjet kufirin e moshës 65 vjet.

E vendimi sigurisht që shkon në favor të Ministres së Financave të Francës, Christine Lagarde, rrugë për  t’u zgjedhur në këtë post bëhet dhe më e drejtpërdrejtë falë  mbështetjes së treguar dhe nga ekonomitë e mëdha në zhvillim si Indonezia, Egjipti, Bahreini e Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për Lagarde.

Ndërsa nuk është bërë ende i njohur qëndrimi i Brazilit. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se dy kandidatë janë kualifikuar për zgjedhjen e shefit të ardhshëm të këtij institucioni financiar. Në garë është guvernatori i Bankës Qendrore të Meksikës, Augustin Carstens.

Pritet që Bordi i FMN-së, deri më 30 qershor, të zgjedhë shefin e ri, pas dorëheqjes së shefit të mëparshëm, Dominik Shtraus Kan, nga Franca, i cili ishte arrestuar për shkak të akuzave për abuzim seksual ndaj një punonjëseje  të një hoteli në Nju Jork.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›