NATO:Vazhdimi i operacioneve në Libi jo në pikëpyetje

Komandanti i lartë i NATO-s, Stefan Abriel, deklaroi sot në Beograd, se vazhdimi i ndërhyrjes së NATO-s në Libi, nuk është në pikëpyetje, por vazhdimi eventual i misionit do të varet nga vendimi politik.
Këto komente ai i bëri në një konferencë për gazetarë në Beograd, pas fillimit të Konferencës stretegjike të NATO-s dhe vendeve partnere në Beograd.
Zoti Abriel tha se kriza financiare është problem me të cilin po ballafaqohen të gjitha shtetet, por aleanca është e vendosur që me mjetet që i ka në dispozicion do të vazhdoj aksionin në Libi.