E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafi i Memlit “s’e prish tymin e duhanit” në zyrë!

Në zyret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kafja e mëngjesit pihet me duhan.

Sot, në paraditen e së martës, nuk është respektuar ligji për parandalimin e duhanit në hapësirat e mbyllura, gjegjësisht në zyrën e drejtorisë për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Kosovës.

Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, drejtoresha e kësaj zyrë, Vjollca Aliu, ka kërkuar që të mos publikohet kjo fotografi. “Jo të lutem, do të ishte mirë të mos publikohej” ka thënë Aliu.

Ndërkaq, Vjollca Aliu ishte e shoqëruar për kafe dhe duhan nga drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha.

Kjo zyrë nuk është e vetmja që nuk po e respekton këtë ligj. Kohë më parë, Drejtori i Muzeut të qytetit të Mitrovicës, Hajrullah Mustafa është fotografuar duke pirë duhan në zyrën e tij./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›