E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëzohet helikopteri me 7 persona në Itali, asnjë i mbijetuar, mes tyre një fëmijë

7 persona kanë humbur jetën pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin është rrëzuar në Foggia të Italisë. Në bord ishin 7 persona së bashku me dy pilotët, ndërsa asnjë nuk ka mbrijuar.

Viktimat ishin anëtarë të së njëjtës familje, mes të cilëve ishte dhe një 13-vjeçar.

Kontakti i fundit me radio i helikopterit ishte në zonën midis Apricena dhe San Severo. Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët.  

Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të avionit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›