Pranga 4 shtetasve për 15 mijë euro mall kontrabandë

Në pranga përfunduan shtetasit Fiqiri Turhanaj, 48-vjeç, banues në Fier, Haredin Osmani, 30-vjeç, banues në Selitë të Vogël Tiranë, Edlir Xheblati, 41-vjeç, banues në Berat, ai dhe Viktor Zeka, 34-vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë, pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në rrugën që të çon në fshatin Arbanë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin autobus të markës “Setra“, të linjës Tiranë-Athinë me drejtues shtetasit, Fiqiri Turhanaj dhe Edlir Xheblati, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash (konfeksione), që dyshohen si kontrabandë. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sasia e mallrave po ngarkoheshin në automjetin e markës tip “Benz“, në pronësi të shtetasit Haredin Osmani. Po kështu edhe shtetasi Viktor Zeka dispononte një sasi mallrash kontrabandë në këtë autobus. Këto mallra ishin blerë në shtetin krek dhe ishin transportuar në vendin tonë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kakavijë, duke ju shmangur kontrolleve doganore dhe kapin vlerën 15.000 euro. /Start/
2012-06-11 11:14