E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëzohet kërkesa, Mjacaj mbetet në regjimin 41-bis

TIRANË, 30 janar/ATSH/ I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj do të vazhdojë të qëndrojë në regjimin 41-bis.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi mori në shqyrtim kërkesën e Mjacajt, i cili kërkonte lirimin nga regjimi 41-bis, vendosi sot ta rrëzojë atë.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 26, datë 30.01.2025, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjacaj”.

Mjacaj është duke vuajtur një burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015. Në vitin 2023 ai ekzekutoi me armë zjarri, brenda ambienteve të burgut të Peqinit, Arben Lleshin. Ndërkohë pas këtij veprimi Mjacaj u vendos me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë në regjimin Bis-41.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›