E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Kur madhësia e qenit të shpëton nga tragjedia … ajrore!

UASHINGTON, 30 janar /ATSH- ANSA/ -Tepër i rëndë për t’u vendosur pranë tij në kabinën e aeroplanit: ishte ky motivi që iu dha pronarit të qenit para se të niste fluturimin.

Patinatori amerikan Jon Maravilla u largua nga fluturimi që u përplas për vdekje me një helikopter ushtarak dje në Uashington, sepse qeni i tij ishte shumë i madh dhe do t’i duhej të udhëtonte në vendin e ngarkesave, gjë që ai e konsideroi të papranueshme.

Një fitues i medaljes bronzi në kampionatin e të rinjve të SHBA-së Maravilla duhej të udhëtonte me fluturimin 5342 të American Airlines nga Wichita, Kansas, në Uashington i cili u përplas me helikopterin Black Hawk mbi kryeqytet.

Vetë atleti deklaroi se gjatë kontrollit, ai u informua se ”qeni i tij nuk mund të udhëtonte për shkak të kufizimeve të madhësisë”.

Në pamundësi për të hipur, ai vendosi të largohej me makinë.

“Nuk e di pse fati nuk deshi që unë të merrja atë aeroplan, por e di që nuk do të marr më asgjë si të mirëqenë. Dhe do ta mbaj qenin tim pranë, gjithmonë”, shton ai.

Ai më vonë ndau një foto tjetër duke njoftuar se udhëtimi i tij me makinë nga Kansas në District of Columbia do të zgjaste 14 orë. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›