Rrezohet kerkesa e VV per Veriun

Partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës i kanë thënë jo një kërkese të Lëvizjes Vetëvendosje që bashkërisht të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë ideja ishte që të diskutohej për ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës, dhe atë se çfarë duhet bëjë Qeveria karshi këtyre ngjarjeve.
Refuzimin e një kërkese të tillë e ka bërë publik kryetari i grupit kuvendor të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, nëpërmjet një njoftimi dërguar mediave pasditen e së premtes.
Siç shkruan Ymeri, kjo kërkesë vetëm një ditë pas dhunës së ushtruar nga strukturat ilegale të Serbisë në protestën e Veriu i KosovësDASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri Incidenti në Qeshmellug Thaci: Do vijojmë planin operacional tyre, si dhe në të njëjtën ditë kur u sulmuan punëtorët shqiptarë e boshnjakë të cilët po pastronin shtratin e lumit Ibër.
Sipas Ymerit, arsyeja e refuzimit të kësaj iniciative nga grupet kuvendore është pasi ato e kanë cilësuar një seancë të tillë të jashtëzakonshme, me këtë debat si shumë të ndjeshme.
Kësisoji mundësia e thirrjes së Kuvendit për të diskutuar për Veriun pas idesë së Vetëvendosjes që kërkesa të ishte e përbashkët, është bllokuar tani për tani, në mungesë të nënshkrimeve nga ana e deputetëve.
Sipas Vetëvendosjes, janë vetëm disa deputet të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që kanë pranuar një nismë të tillë, por jo edhe i gjithë grupi kuvendor, ashtu siç kanë refuzuar edhe të gjitha partitë politike që janë në Kuvend.
Ndryshe, në fund të njoftimit të Ymerit, thuhet se Qeveria e Kosovës është zmbrapsur nga ndërhyrja e saj e 25 korrikut, dhe se për çdo ditë e më shumë po heq dorë nga ajo pjesë e vendit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Londër, kartë për të zhdukurit në Kosovë
Karta e të Zhdukurit, e publikuara nga Akademia Britanike imponon tre obligime krysore për qeveritë, garantimin që cdo viktimë e konflikiteve të armatosura të regjistrohet menjëherë, të identifikohen saktë dhe të pranohen publikisht si të tillë. Kurti: Ambasadat e Shqipërisë për Kosovën
Në vizitat e mëparshme Albin Kurti e ka vizituar Tiranën si lider i Vetëvendosjes. Ndërsa mesditën e së Premtes për herë të parë ai është takuar me presidentin Bamir Topi dhe ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, si kryetar i komisionit të politikës së jashtme në Parlamentin e Kosovës. OKB: Shqetësim për dëshmitarët në Kosovë
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB ka shprehur shqetësimin e tij për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, pas vdekjes së Agim Zogajt, dëshmitar kyc në cështjen “Klecka”. Rexhepi: Situata në veri, po bëhet e padurueshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se çdo veprim për largimin e barrikadave të vendosura nga serbët e rebeluar në veri do të bëhet në koordinim me EULEX-it dhe KFOR-in. Pirateria televizive, nis gjyqi në Prishtinë
Në gjykatën e qarkut në Prishtinë ka nisur seanca për caktimin e masës së paraburgimit për 17 të arrestuarit e superaksionit të policisë së Kosovës kundër piraterisë televizive. Ndërkohë edhe gjatë ditës së enjte policia e Kosoves ka vazhduar hetimet dhe aksionet.
Lajmet kryesore
Pas Topit, familja Konomi letër Berishës
“Skerdilajdi u vra për pronat”
Kurti: Ambasadat e Shqipërisë për Kosovën
Abuzimi me ilacet në spitale
Biznesi: Të zgjidhet kriza politike