E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e Shqiperise ti shpetoje krizes greke


Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vëren se Shqipëria e ka kaluar “lelativisht mirë” fazën e parë të krizës ekonomike që filloi në shtator 2008, por se tani, sfida më e madhe e vendit tonë është që t’i shpëtojë efekteve anësore që mund të vijnë nga kriza greke.

“Rreziku kryesor makroekonomik vjen nga kriza e Greqisë, më së shumti në formën e rënies së investimeve, remitancave më të ulëta, kosto më të larta vendore për degët e bankave greke dhe rënie të volumit të tregtisë”, thotë BERZH, të cilës i referohet gazeta "Shqip".

“Borxhi publik është relativisht i lartë së bashku me deficitin e llogarisë korrente, gjë që përbëjnë gjithashtu rrezik”, nënvizon instituti kryesor bankar i BE-së.

Ndryshe nga ekspertët Borxhi publik është relativisht i lartë së bashku me deficitin e llogarisë korrente, gjë që përbën gjithashtu rrezik

BERZH
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e BERZH, kryeministri shqiptar Sali Berisha beson se kriza greke nuk do të ketë efekt në Shqipëri.

“Kriza e borxhit në Greqi, dhe euro-kriza në tërësi, nuk kanë patur një impakt pozitiv në vendin tim, për shkak të faktit se pothuajse një milionë shqiptarë punojnë në Greqi. Megjithatë, deri tani mund t’ju siguroj se nuk ka patur asnjë pasojë negative madhore. Së pari, bankat greke në Shqipëri, mbahen shumë mirë, janë serioze dhe po performojnë mirë. Së dyti, shqiptarët që po vijnë nga Greqia, po investojnë në biznese të reja. Kështu, numri i bizneseve të reja në vendin tim, vitin e kaluar u rrit, dhe po rritet me 40 përqind,” deklaroi Berisha për CNBC.

BERZH: Politika keqpërdor shërbimet komunale

Shqipëria ka nevojë për më shumë investime private në infrastrukturë fizike, veccanërisht energji elektrike si dhe ka nevojë të reformojë shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Këto janë disa nga konkluzionet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të detajuar mbi ecurinë e tranzicionit.

Raporti i jep Shqipërisë një notë mesatare në ecurinë drejt ekonomisë së tregut të hapur, notë kjo e ngjashme me vendet e Azisë Qëndrore, të cilat përfshihen në indeksin e tranzicionit.

Raporti thotë se një nga arsyet e vlerësimit të keq për Shqipërinë, është se tarifat e vendosura për shërbimet vendore janë shpesh pasojë e ndërhyrjeve politike dhe jo e analizës konkrete të kostove.

“Më shumë kapital privat është i nevojshëm për të financuar investimet në infrastrukturë, veccanërisht në transport dhe energji elektrike. Prioriteti është që të përshpejtohen përgatitjet për projektet e investimeve, duke garantuar që tenderët të kryhen në një mënyrë të hapur dhe transparente”, thotë BERZH.

Shqipëria ka kryer disa investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe ka nënshkruar kontrata për investime në energjetikë, por në të dyja rastet, kontratat janë nënshkruar në mënyrë të dyshimtë, shumë shpesh me tenderë të stisur apo pa tender fare.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kursi, leku humbet terren në shtator
Monedha shqiptare humbi 0.4 për qind të vlerës së vet kundrejt euros dhe 4.6 për qind kundrejt dollarit amerikan gjatë muajit shtator, një performancë kjo më pak negative se sa është vërejtur gjatë muajve shtator të viteve të shkuara. Biznesi: Të zgjidhet kriza politike
Nje pjese e biznesit te grupuar rreth shoqates 'Biznes Albania' ka adresuar kritika te teper te forta tek poltika shqiptare e cila eshte zhytur ne krize. Luan Bregasi, presidenti i 'Biznes Albania' tha,se klima e rënduar po rrënon sipërmarrësit dhe kerkon zgjidhje urgjente te situates. Enti Rregullator po shqyrton kërkesat e kompanive CEZ, KESH dhe OST
Enti Rregullator i Energjisë është duke përjetuar një situatë tepër delikate, pasi të tria kompanitë, CEZ, KESH dhe OST kanë kërkuar rritje të çmimit. PS: Ulni taksat e karburanteve
Partia Socialiste i propozoi qeverisë të ulë taksat mbi karburantet për të lehtësuar buxhetet e familjarëve të goditur nga kriza. Informaliteti ndëshkon buxhetin
Rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit, që ka zhytur financat e qeverisë në vështirësi, ka celur debatin publik se cilat janë shkaqet e vërteta të kësaj situate.


Lajmet kryesore

Kursi, leku humbet terren në shtator
Tetori, muaj surprizash
Pas Topit, familja Konomi letër Berishës
Kurti: Ambasadat e Shqipërisë për Kosovën
Rrëzohet kërkesa e VV për Veriun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›