Rrezohet ndryshimi i kombesise

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dispozitat për ndryshimin e kombësisë, në ligjin për Gjendjen Civile.
Gjykata ka vendosur me 6 vota pro dhe dy kunder per te rrezuar dispoziten e ketij ligji miratuar ne vitin 2009 qe percakton procedurat e ndryshimit te kombesise ne ligjin per Gjendjen Civile. Duke e cilësuar ligjin si antiligjor, Kushtetuesja ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit kombësi.
Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm Kombësinë nuk mund ta ndryshosh, ta tjetërsosh apo ta shesësh. Vendimi i Gjykatës Kushtetutës ndau integritetin nga servilizimi, ndau njëherë e mirë kuqezinjtë nga faqezinjtë
Endrit Shabani
Aleanca Kuqezi me Kushtetutën disa nga nenet e ketij ligji. Ankimuesit deklaroheshin se ligji cenonte parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.
Ne baze te ketij ligji gjykatat vecanerisht ne jug te vendit moren me mijera vendime per ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke. Kjo vale ndryshimesh shkaktoi edhe reagimin e gjyqtareve qe bene ankimimet por edhe te Aleances Kuqezi. Ne nje tur takimesh ne gjykatatat e rretheve ky ligj eshte kundershtuar edhe nga nenkryetari KLD-se, Kreshnik Spahiu.
Aleanca Kuqezi: Kombësia nuk shitet e ndryshohet
I menjëhershëm ishte reagimi Aleancës Kuqezi duke e cilësuar vendimin si historik.
"Në një vendim historik Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat, të cilat lejojnë ndryshimin dhe falsifikimin e kombësisë. Besoj se është një sfidë tjetër e fituar e Aleancës Kuqezi dhe unë sot pyes a ka njeri ende në Shqipëri që nuk e kuptuar se ndryshimi i kombësisë është antikushtetues, a ka ende njeri sot në Shqipëri që nuk e ka kuptuar se procesi i regjistrimit mbi baza etnike është një proces në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e këtij vendi. A ka ende njeri në Shqipëri që nuk e kupton se ky kuvend në të paktën dekadën e fundit ka votuar ligje të cilat jo vetëm që jo janë në kundërshtim me kushtetutën, por janë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Kombësinë nuk mund ta ndryshosh, ta tjetërsosh apo ta shesësh. Vendimi i Gjykatës Kushtetutës ndau integritetin nga servilizimi, ndau njëherë e mirë kuqezinjtë nga faqezinjtë", tha Endrit Shabani, përfaqësues i Aleancës Kuqezi.
Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuqezi qeveria tashmë duhet të tërhiqet nga regjistrimi etnik, duke qenë se Gjykata Kushtetuese delegjitimoi ndryshimet e kombësisë, duke mbrojtur sovranitetin e vendit.
Në emisionin e së enjtes në Top Channel, "Top Story", drejtuesi i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu u shpreh: "Basti im ka qenë ky; nëse në fund të procesit të Gjykatës Kushtetuese do të rezultojë që ndryshimi i kombësisë dhe manipulimi ka qenë kushtetues unë do të dorëzoj detyrën time”.
Duke folur për ligjin e regjistrimit të popullsisë që Aleanca e ka kundërshtuar fort që në fillim, Spahiu theksoi se: Ne jemi vetëm kundër 2 pyetjeve; shteti nuk mund të vijë të më pyesë se cfarë feje kam dhe cfare etnie".
Më tej lideri i Aleancës Kuqezi tha se kombësia është shndërruar në një mall tregu me letra nga kisha dhe certifikata falso dhe shtoi se Aleanca që ai udhëheq nuk është kundër regjistrimit, por kundër përfshirjes në të, të dy pyetjeve, atë për besimin fetar dhe për përkatësinë etnike.
“Regjistrimi, tekë e Athinës”
Zoti Spahiu tha se regjistrimi në këtë formë është kërkesë e Athinës në këmbim të mbështetjes në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai e cilësoi regjistrimin si “kriter të 13”, i bashkangjitur 12 kritereve të Brukselit për procesin e integrimit.
Spahiu shtoi se parashikimi i gjobës deri në 1 milion lekë për deklarim të rremë, është fiktiv, pasi nuk është ngritur një sistem referencial që do të verifikojë deklarimet nëse janë të vërteta apo të rreme.
Biseda precipitoi në një debat të fortë mes Spahiut dhe Stavri Markos (gazetar dhe përfaqësues i minoritetit grek) pro dhe kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare.
Regjistrimi
"Regjistrimi, anti-kushtetues, tekë e Athinës"
Regjistrimi, INSTAT gati qendra e të dhënave
AK: Të zbardhen bisedimet Haxhinasto-Zepos
Sondazh
Regjistrimi, mendoni se po behen pazare ne dem te kombit per hir te integrimit ne BE?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_370'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(370); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika E çfarë rëndësie ka!
Edval Zoto - Në një shkrim të tijin, publicisti Irvi Hyka shtron pyetjen: “Sa shtete e kanë njohur Kosovën?” duke marrë shkas nga debati më i fundit mbi tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Guineja Bisaut dhe Gabonit. Europa dhe fantazma e Greqisë
Ilir Yzeiri - Para disa ditësh vizituan Shqipërinë ministri i Jashtëm italian dhe ministri i Jashtëm grek. Ata erdhën në Tiranë si politikanët më të lartë të Brukselit, që e njohin më mirë Shqipërinë dhe, duke qenë se janë fqinjët tanë historikë, kanë edhe interesat e tyre në rajonin e Ballkanit. “Kabllogramet jo të vërteta”
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar në Komisionin parlamentar të Sigurisë, pas interesimit të deputeteve socialistë, se akuzat ndaj nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kulicaj janë akuza politike.
Parashikime negative për Eurozonën
Eurozona përgatitet për të tjera lajme të këqija. Zyrtari më i lartë i cështjeve ekonomike për Europën, Olli Rehn pritet të bëjë një vlerësim të zymtë për monedhën e përbashket vetëm pak orë pasi Franca dhe Gjermania insistuan se Greqia e zhytur në borxhe mbetet pjesë përbërëse e zonës së Euros. “Wikileaks” dhe 28 Nëntori
Valbona Sulce - Përtej të gjitha historive me emra e mbiemra, komente e stërkomente të bazuara në kabllogramet e ambasadës amerikane, publikuar nga “Wikileaks” dhe ripublikuar nga mediat shqiptare, qëndrojnë dy mësime të mëdha.
Lajmet kryesore
Operacioni në veri pa incidente; mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë
Rexhepi: Policia e Kosovës dhe EULEX në kufi
OKB diskuton për Kosovën
Forca të Armatosura për “varrezat e makinave”
Malësi e Madhe, arrestohen autorët e vrasjes