E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks dhe 28 Nentori


Valbona Sulce - Përtej të gjitha historive me emra e mbiemra, komente e stërkomente të bazuara në kabllogramet e ambasadës amerikane, publikuar nga “Wikileaks” dhe ripublikuar nga mediat shqiptare, qëndrojnë dy mësime të mëdha.

Mësimi i parë është që nuk kemi institucione. Dhe kjo për një vend që feston vitin tjetër 100 vjet pavarësi, është e rëndë. Nuk mund të fshihet as me programe ullinjsh, as me reformat e shkëlqyera, as me histori me spiunë. Nuk shtyhet as me vaj e as me verë. Dhe ngritja e institucioneve nuk është punë e një qeverie të vetme, janë një arradhë syresh që kanë dështuar në ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve, ndaj përgjegjësia është e gjithë klasës politike shqiptare.

Mësimi i dytë është që “Wikileaks” nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një Watergate (skandali që përfshiu administratën Nikson me përgjimet e kundërshtarëve dhe që u finalizua me dorëheqjen e Niksonit). Duke përjashtuar mundësinë që Berisha të veprojë si Niksoni, media dhe analistët e saj po “shqyhen” duke bërtitur për “skandale”, “furtunë”, “vdekje të republikës”, etj. Ngjan sikur janë të pakënaqur që nuk po ndodh asgjë në këtë vend edhe pas publikimit të kabllogrameve.

Nuk e di çfarë presin të ngjasë në një vend që kaloi ‘97-n, Gërdecin, 21 janarin. Do të duhej të reagonin institucionet, prokuroria p.sh., po siç e thamë institucione s’ka. Presin të ngrihen njerëzit? Për të gjithë ata që presin revolucion, duhet të lexojnë Fukuyaman që thotë se revolucionet sot nuk bëhen nga të varfrit, por nga klasa e mesme që nuk ndjehet e përmbushur në potencialin e saj. Klasë të mesme këtu s’ka ose është e dobët dhe ja ku jemi sërish në pikën e nisjes. Pra, ta flenë mendjen për revolucione.

Ndryshime me votë? Kjo është një përrallë që nuk funksionon më. Për më tepër, zgjedhjet janë larg dy vjet dhe ne kemi provuar disa herë që harrojmë shpejt. Fatkeqësisht duket se në Shqipëri është e vërtetë paradoksi që thotë një nga personazhet e Ekos në romanin “Varreza e Pragës”: e drejta universale për të votuar është armiku numër 1 i demokracisë. Sepse vota është përgjegjësi dhe jo të gjithë e kanë. Sepse vota do mend dhe jo të gjithë i kanë. Votat mund të blihen, mund të shiten, mund edhe të hidhen për tekë, për inat të këtij apo atij, duke harruar se është i vetmi pushtet që i ka mbetur qytetarit e fshatarit. Ndaj ja ku jemi sërish në pikën e nisjes, madje vite dritë mbrapa.

Të gjitha historitë e tjera të “Wikileaks” me “I thashë”, “më tha”, “thuhet se” nuk kanë pikë rëndësie. Ato do të mbushin dhe ca kohë kafenetë e shqiptarëve dhe do të harrohen deri në një “Wikileaks” tjetër. Analistët do ta kenë shpirtin në paqe se i shkruan ç’kishin për të thënë. Politikanët do ta kalojnë me një nënqeshje kur t’ua kujtojnë nëpër intervistat e radhës. Ndonjë do të kujtojë që “Wikileaks” ishte një operacion i paligjshëm i një njeriu që vodhi kodin e kabllogrameve. Po askush nuk do mund t’i mohojë meritën se në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, u tregoi shqiptarëve në pasqyrë se nuk kishin shtet. Atyre që kishin sy. Edhe pasqyrë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika E çfarë rëndësie ka!
Edval Zoto - Në një shkrim të tijin, publicisti Irvi Hyka shtron pyetjen: “Sa shtete e kanë njohur Kosovën?” duke marrë shkas nga debati më i fundit mbi tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Guineja Bisaut dhe Gabonit. Europa dhe fantazma e Greqisë
Ilir Yzeiri - Para disa ditësh vizituan Shqipërinë ministri i Jashtëm italian dhe ministri i Jashtëm grek. Ata erdhën në Tiranë si politikanët më të lartë të Brukselit, që e njohin më mirë Shqipërinë dhe, duke qenë se janë fqinjët tanë historikë, kanë edhe interesat e tyre në rajonin e Ballkanit. Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dispozitat për ndryshimin e kombësisë, në ligjin për Gjendjen Civile.  "Regjistrimi, anti-kushtetues, tekë e Athinës"
“Basti im ka qenë ky; nëse në fund të procesit të Gjykatës Kushtetuese do të rezultojë që ndryshimi i kombësisë dhe manipulimi ka qenë kushtetues unë do të dorëzoj detyrën time”. “Kabllogramet jo të vërteta”
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar në Komisionin parlamentar të Sigurisë, pas interesimit të deputeteve socialistë, se akuzat ndaj nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kulicaj janë akuza politike.


Lajmet kryesore

Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Operacioni në veri pa incidente; mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë
OKB diskuton për Kosovën
Forca të Armatosura për “varrezat e makinave”
Malësi e Madhe, arrestohen autorët e vrasjes

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›