E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet dhe grabitet Ekleston ne spital

Londer

Padroni i Formula 1 Berni Ekleston ka perjetuar 15 minuta tmerri te merkuren. Sipas mediave britanike 80-vjecari eshte sulmuar nga kater keqberes qe me pare e rrahen dhe me pas i vodhen oren dhe bizhuterite me vlere te pergjithshme 240 mije euro. Ekleston gjendej afer zyres se tij ne Najtsbrixh Londer se bashku me te dashuren e tij brazilianen 31-vjecare Fabiana Flosi. Bosi i cirkusit u dergua menjehere ne spital per disa kontrolle por u lejua te dilte menjehere pasi nuk kishte pesuar asnje demtim serioz. Skotland Jard ka nisur hetimet dhe dyshon se ky agresion eshte veper e nje bande kriminelesh qe zakonisht grabit personat e pasur dhe te famshem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›