E Diel, 1 Nëntor 2026

Alegri Dua te fitoj cdo gje Ibra eshte si Marko van Basten

Milan Trajneri nuk ben llogari Mund te luftojme per tre trofe

Sipas filozofise sime dhe asaj te Milanit per kete sezon kemi tre objektiva kampionatin Champions League dhe Kupen e Italise. Masimiljano Alegri nuk ben llogari por kerkon qe kuqezinjte te shkelqejne ne te tria aktivitetet. Deri me 22 shkurt mund te mendojme per kampionatin dhe per ndeshjen e Kupes qe luhet me 12 janar. Kur te rifilloje Champions-i do te mundohemi te luftojme ne te tria frontet dhe te arrijme maksimumin. Kemi nje kontingjent te kompletuar dhe skuadra ka gjetur ekuilibrat e duhur shtoi tekniku i Djallit. Ecuria pozitive e Milanit lidhet kryesisht me formen qe po perjeton Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez eshte bere terheqesi i skuadres si ne Itali ashtu edhe ne Europe. Zlatan ka te dhena fizike dhe teknike te jashtezakonshme. Ibrahimovic eshte me i ngjashem me Van Bastenin por ndryshe nga holandezi ai leviz me shume ne fushe dhe krijon raste per shoket e skuadres. Ibra eshte lideri yne teknik Gatuzo lider si karakter perfundoi Alegri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›