E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faji i trajnereve nese mungon spektakli

Tekniku luzitan shigjeton Guardiolen. Kryeministri spanjoll Zapatero nje tifoz blaugrana Barca e mund Realin 4-2 Vetem 48 ore perpara El Clasico Zhoze Murinjo analizon ate qe mund te ndodhe

Skuadrat do te zbresin ne fushe te henen megjithate sfida Barca-Real ka nisur prej disa ditesh. Ndryshe nga sa te gjithe e njohin perpara supersfides se La Liga-s me teper sesa te rezultati Zhoze Murinjo duket i perqendruar te spektakli qe dy skuadrat pritet te dhurojne ne fushen e lojes. Drejtuesi i stolit merengue flet vetem per El Clasico-n ne Kamp Nou ai shfaqet maksimalisht i perqendruar dhe nuk ben asnje koment per Mourinhata-n e se martes ne Champions League dhe as per tema te tjera. Nese sfida ndermjet Barcelones dhe Realit te Madridit nuk do te jete spektakolare atehere faji eshte i trajnereve. Mund te them se nje pjese te fajit do ta kene edhe lojtaret dhe gjyqtaret shpjegoi Murinjo i cili eshte i vetedijshem se te drejtosh nje skuader si Reali sjell pergjegjesi me te medha se me cdo skuader tjeter. Ne te gjithe ambientin rreth madrileneve kerkohet fitorja por eshte e detyrueshme qe te praktikohet edhe futbolli i bukur. Eumlshte nje klub i vecante nuk eshte e lehte te punosh ketu shpjegoi tekniku portugez. Per ndeshjen e se henes mund te them se te gjithe ne kemi nje pergjegjesi shume te madhe ti ofrojme botes nje superndeshje. Perpara ndeshjeve te tilla nuk mund ta dish asnjehere se si do te reagojne futbollistet por jemi mire fizikisht dhe e dime me saktesi se cfare duhet te bejme. Perballemi me nje skuader qe luan prej kohesh se bashku ne anen tjeter une kam pak kohe qe i njoh lojtaret e mi por mund te them me bindje se jemi gati per cdo sfide. Reali po luan bukur e te njejten gje ben edhe Barca prej vitesh mbi te gjitha nen drejtimin e Pep Guardioles ku ofron spektakel dhe nje futboll mjaft cilesor. Gjeja me e rendesishme eshte qe cdo trajner te kete ide te qarta per ate qe kerkon per sa i takon menyres se lojes dhe punes se perditshme. Te admirosh dike eshte nje gje dhe te tentosh ta kopjosh eshte krejt ndryshe. Duhet te mesosh nga njerezit qe jane te suksesshem por duke mbajtur gjithmone idete dhe personalitetin tend shtoi Mou. Guardiola Ne nje pike besoj se jemi te ngjashem te dy mund ta quajme veten trajnere te medhenj. Megjithate ka nje detaj qe atij i mungoi gjate sezonit te kaluar nje detaj mjaft interesant te shpallej kampion i Europes ne lsquoSantiago Bernabeu.

Nderkohe Kryeministri spanjoll Hoze Luis Zapatero ka dhene parashikimin e tij per supersfiden e se henes Barcelona do te fitoje me rezultatin 4-2. Kreu i qeverise spanjolle njihet si nje tifoz i blaugranave megjithate nuk do te jete i pranishem ne Kamp Nou. Barca kultivon inteligjencen e futbollit qe eshte dicka me shume se nje sport fizik perfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›