E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rriten infektimet me COVID në Korenë e Veriut, Kim urdhëron furnizimin me medikamente

Më 12 maj Koreja e Veriut mbylli kufijtë pas konfirmimit të rasteve me COVID. Një ditë më pas, u konfirmua dhe vdekja e parë nga koronavirusi. Por teksa vala e COVID ëshë përhapur ndjeshëm në Korenë e Veriut, udhëheqësi i saj Kim Jong Un sipas NDTV, ka urdhëruar komisionin ushtarak që të veprojë për stabilizimin e menjëhershëm me ilaçe në Phenian, aty ku infektimet janë më të larta.

Koreja e Veriut ka refuzuar kategorikisht vaksinimin kundër COVID-19 dhe nuk ka ilaçe për trajtimin antiviral apo kapacitet testimi masiv. Udhëheqësi Kim gjatë një mbledhje me Byronë Politike ka deklaruar se urdhrat për furnizimin me ilaçe nuk janë ekzekutuar si duhet. “Mungesat po vinin pasi farmacitë nuk kishin zbatuar urdhrat për funksionimin 24-orësh”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›